Sula kërkon pafajësi!

Hënë, 06 August 2018 13:00

Sadedin Sula këmbëngul se është i pafajshëm dhe se dënimi i përjetshëm i shkallës së parë është i pabazuar në prova.

Me këtë argument, por edhe duke i treguar shkallës së dytë se kishte një jetë të lumtur me bashkëshorten Suela Sula, i pandehuri ka ankimuar vendimin në Apelin e Krimeve të Rënda.

Duke renditur si argument mungesën e provave, avokatët përmendin më tej edhe shkeljet proceduriale gjatë gjykimit, shkelje që e sipas mbrojtjes duhet të rrëzojne dënimin e përjetshëm.

Fillimisht shprehen avokatët, prokuroria e dërgoi në gjyq Sadedin Sulen si ekzekutor të gruas, por në mes të procesit, prokuroria ndryshoi qëndrim duke e modifikuar akuzën nga ekzekutor ai u gjykua si nxitës në krim.

Tashmë si vrasës i Suela Sules akuzohet Fatjon Kurmneshta. Të dy burrat u hetuan veç e veç dhe kjo situatë vendos në pozitë të vështirë akuzën. Ndërsa procesi për Fatjon Kurmneshten nuk ka nisur ende, në vendimin ku u dënua Sadedin Sula, ai konsiderohet si vrasësi i Suela Sules edhe pse për këtë gjë nuk ka një vendim fajësie për të.

Ky moment konsiderohet nga mbrojtja si shkelje proceduriale. Në ankimim thuhet më tej se Sadedin Sula është dënuar jo me prova, por me indicie dhe se gjykata ka mbajtur qëndrim të dyfishtë për sa kohë vlerëson një audio regjistrim të viktimës dhe jo të të akuzuarit që ka sjellë gjithashtu filmime e foto, të cilat sipas tij, tregojnë një histori të lumtur bashkëshortore.

Por nga përmbajtja e vendimit të shkallës së parë kuptohet se ky verdikt fajësie bazohet mbi konfliktet e çiftit disa muaj para vrasjes së gruas. 

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me burgim të përjetshëm Sadedin Sulën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sulea Sula, në prill 2016, në ambientet e mobilerisë së familjes në Shkodër. Sipas prokurorisë, Sadetin Sula është porositës i vrasjes, që është realizuar nga punonjësi i mobilerise, Fatjon Karmeshta, aktualisht i pandehur në një procedim të veçuar./TopChannel

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...