Surprizat e motit, ja sa parashikohet të shkojnë temperaturat në mes të gushtit

Hënë, 06 August 2018 16:00

Të gjithë ata qytetarë që nuk i kanë nisur ende pushimet apo sapo i janë drejtuar plazhit, janë kuriozë të dinë se çfarë ka ‘rezervuar’ moti.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot më i nxehtë dhe me temperatura të larta.

Por kjo situatë parashikohet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera radhazi në vendin e tonë. Sinoptikania Tanja Porja thotë për News24, për të mërkurën dhe të enjten pritet rritje e temperaturave me 1-2 gradë.

‘Ajo çfarë është problematike është fusha termike, e cila edhe gjatë orëve të mëngjesit por kryesisht në mesditë temperatura mbeten të larta. Kemi pasur një rënie të lehtë mesditën e së premtes, ndërsa ditën e sotme dhe të martën nuk presim ndonjë ndryshim shumë të madh të vlerave termike.

Presim një rritje me 1-2 gradë të mërkurën dhe të enjten, gjë e cila bën që termometri pritet të shënojë maksimalisht 37 gradë ndërkohe e mërkura dhe e enjtja presim të kapërcejë vlerat 39 gradë celsius në disa zona të caktuara të territorit shqiptar’, u shpreh Porja.

Për të gjithë ata që kanë parashikuar të pushojnë në fund të muajit gusht, moti nuk rezervon surpriza të pakëndshme. Temperaturat do të pësojnë një ulje prej 3 gradësh, por moti do të jetë i favorshëm për plazh.

‘Pas datës 11 presim një rënie më të ndjeshme me 2-3 gradë vetëm atëherë mund ta ndjejmë rënien e temperaturave pasi nga 37 në këto ditë presim të shkojë 39-40 të mërkurë të enjte ndërkohë vetëm e diela dhe e hëna javës tjetër pas datës 10 presim që temperaturat të shkojnë 36-37gradë celsius’, tha sinoptikania.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...