Nuk kanë treg shitje, fermerët e Lushnjës braktisin serat

Hënë, 06 August 2018 17:08

Fermerët e zonës kodrinore të Lushnjës, në Hysgjokaj e Ballagat, prej vitesh të ardhurat financiare për familjet e tyre i kanë siguruar përmes kultivimit dhe tregtimit të perimeve në serat diellore.  Por kjo zonë e njohur në të gjithë vendin për kultivimin në sera pasi çdo vit ka një prodhim prej 300 hektarë perime me ngrohje diellore, prej vitesh ka filluar të braktiset si biznes familjar.

Gazetari i Ora News ka biseduar me fermerët dhe rezulton se 30% e tyre kanë braktisur serat apo edhe kanë ndryshuar destinacionin duke mbjellë misër, vresht apo edhe kultura të tjera. Sipas fermerëve kjo ka ardhur për shkak të mungesës së tregut, rënies së çmimit dhe kostos së lartë të prodhimit të perimeve. Vetëm plastmasi kushton 2 milionë lekë pa llogaritur farat apo edhe vaditjen, e më pas tregtimin kur merret prodhimi.

"Vjet kishim prodhim por sera u dëmtua. Kushton vetëm plastmasi 2 milionë lekë, por edhe prodhimi nuk ecën. Shitet me 200 lekë domatja, vetëm transporti sa kushton nga këtu në Lushnje. I kemi hedhur prodhimet në përrua prandaj u detyruam që ta mbjellim misër", shprehet një fermer.

Ky problem nuk është vetëm në këtë zonë por ka prekur të gjithë fermerët e rrethit të Lushnjës që kultivojnë perimet në ambjente të mbrojtura apo sera diellore. Është e dhimbshme kur dëgjon fermerët sesi hedhin prodhimin dhe kur shohin se nuk u shiten edhe kur i çojnë në tregjet e qytetit.

Qeveria shpeshherë ka bërë apel për krijimin e kooperativave të vogla ku edhe prodhimi e shitja e tij të jetë i grupuar, çka do të jepte mundësinë për shitje të kontrolluar e të sigurtë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...