Standard & Poor, paralajmëron për rrëshqitje fiskale nga PPP dhe detyrimet e prapambetura

Hënë, 06 August 2018 17:46

Standard & Poor, gjatë analizës së renditjes së borxhit sovran afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë, të cilën e ka vlerësuar në B + / B, me perspektivë të qëndrueshme, ka dhënë edhe arsyet që mund të çonin në një rritje të vlerësimit, apo një ulje të tij. Përgjithësisht agjencia e ka vlerësuar pozitivisht ecurinë ekonomike dhe fiskale të vendit, por megjithatë ka bërë dhe paralajmërime për rastet kur mund të ndërmarrë një ulje të renditjes, që lidhen më së shumti me një ngecje të konsolidimit fiskal dhe rrëshqitje fiskale, ku rreziku më i madh janë projektet e partneritetit publik privat dhe krijimi i detyrimeve të prapambetura. Edhe kreditimi i dobët i ekonomisë shihet nga S&P si një tregues që do e nxiste atë të ulte vlerësimin në renditje. “Ne mund të marrim një veprim negativ vlerësim nëse do të konstatohen rrëshqitje fiskale, që do të vijnë nga deficitet e larta fiskale apo krijimin e detyrimeve nga projektet PPP apo pagesat e prapambetura. Ne gjithashtu mund të ulim vlerësimin nëse vumë re një periudhë të zgjatur të rritjes së dobët të kredisë, duke treguar mekanizmat më të dobëta të tranzicionit monetar “.

Agjencia ka theksuar edhe nevojën për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të rritur investimet përtej projekteve të mëdha, si TAP, në sektorë me vlerë më të lartë, siç janë shërbimet e biznesit dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.

Rritje 4%/“Ne presim që rritja reale e PBB-së të Shqipërisë të jetë mesatarisht pothuajse 4% gjatë tre viteve të ardhshme, nxitur nga rritja e investimeve dhe eksporteve të shërbimit,” tha në një deklaratë agjencia vlerësuese Standard & Poor.

“Shqipëria vazhdon të përparojë me konsolidimin fiskal, duke rezultuar në rreziqe të reduktuara lidhur me borxhin ende të lartë publik, por ne konsiderojmë se sfidat e konsolidimit mbeten, duke i lidhur me projektet e partneritetit publik-privat të qeverisë (PPP),” vuri në dukje Standard & Poor. Agjensia e vlerësimit tha gjithashtu se e ardhmja e qëndrueshme pasqyron pikëpamjen e tij se Shqipëria ka të ngjarë të ketë rritje të qëndrueshme ekonomike dhe nuk ka gjasa që të ketë imbalanca të mëdha fiskale apo të jashtme gjatë tre katër viteve të ardhshme. “Përveç kësaj, ne shohim që ndërhyrjet e fundit të këmbimit valutor nga Banka e Shqipërisë do të jenë të përkohshme dhe të kufizuare,” tha agjencia.

Informaliteti dhe ekonomia jo ligjore janë në nivel të lartë/“Vlerësimet kufizohen nga kuadri relativisht i dobët institucional i Shqipërisë, i cili karakterizohet veçanërisht nga një sistem joefikas gjyqësor dhe sundimi i kufizuar i ligjit. Pavarësisht normave të larta të rritjes, nivelet e të ardhurave në Shqipëri janë ende më të ulëta se shumë vende fqinjë dhe mbeten të kufizuara nga një ekonomi e madhe informale dhe një sektor joligjor me peshë të rëndësishme. Megjithatë, performanca fiskale e vendit është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit, si rrjedhojë e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe një kuadri të përmirësuar fiskal, i cili tani përfshin një kufi formal të borxhit dhe rregulla të tjera fiskale (Ligji Organik i Buxhetit). Kjo do të ndihmojë në uljen e mëtejshme të rreziqeve që lidhen me borxhin publik të lartë dhe nevojat shumë të larta të rifinancimit vjetor, veçanërisht në tregun e brendshëm. Hyrjet nga remitancat dhe eksportet e shërbimeve vazhdojnë të frenojnë deficitin e llogarisë korente, të cilat financohen nga fluksi i lartë i investimeve të huaja direkte (IHD), por pozicioni i jashtëm i ekonomisë së përgjithshme mbetet i brishtë.  Banka e Shqipërisë po i përdor aktualisht instrumentet e saj të politikave në një mënyrë të kufizuar në formën e reduktimit të interesit bazë dhe ndërhyrjeve në kursin e këmbimit, por rritja e kredisë mbetet e brishtë dhe niveli i euroizimit i lartë, duke bërë që mekanizimi i transmisionit të politikës së bankës qendrore të jetë i dobët.” S&P pret që qeveria e Shqipërisë të vazhdojë të ndjekë axhendën e saj të reformës strukturore, e cila duhet të përmirësojë gradualisht kuadrin e saj politik dhe institucional. Pavarësisht ngecjes të situatës, e përpjekjeve për reforma pas zgjedhjeve, agjencia pret vazhdimësinë e politikave dhe reformave të qëndrueshme strukturore në lidhje me ekonominë, administratën publike, dhe veçanërisht sektorin gjyqësor. Këto do të jenë të ankoruara nga përpjekjet e qeverisë për t’u përgatitur për pranimin potencial në BE. “Ne i njohim përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, me qëllim përmbushjen e kërkesave për pranimin në BE. Deklarata e fundit në Sofie përcaktonte që negociatat e pranimit në BE për Shqipërinë do të ngjarë të fillojnë në 2019”. Megjithatë, duke pasur qëndrimin kundër zgjerimit  nga vende të caktuara të BE-së, S&P vlerëson se anëtarësimi i Shqipërisë nuk ka gjasa të ndodhë para vitit 2025.

Duhen investime të huaja në afatin e gjatë/Edhe S&P ka theksuar nevojën për të tërhequr investime të huaja në afat të gjatë, pas përfundimit të pritshëm të projekteve të mëdha si gazsjellësi TAP. “Në afat të gjatë, reformat e qeverisë duhet të mbështesin një mjedis më të mirëbiznesi dhe të ndihmojnë vendin për të tërhequr IHD shtesë. Kjo do të ndihmonte në zhbllokimin e potencialit ekonomik të Shqipërisë, për shembull në fushat e energjisë, turizmit dhe potencialisht në sektorë me vlerë më të lartë, siç janë shërbimet e biznesit dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit”. Raporti vlerëson se kërkesa e fortë e brendshme, rritja e konsumit, investimet private dhe turizmi do të nxisin ekonominë në të ardhmen. “ne presim që ekonomia formale e Shqipërisë të rritet mesatarisht me 3.8% në terma reale, midis 2018 dhe 2021, megjithëse ende nga një nivel i ulët zhvillimi”.

Kujdes ecurinë fiskale dhe kreditimin/

S&P thotë se perspektiva e qëndrueshme pasqyron pikëpamjen se Shqipëria do të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe nuk ka gjasa që të ketë zhbalancime të mëdha fiskale apo të jashtme gjatë tre- katër viteve të ardhshme.

“Një periudhë e fortë dhe më e theksuar e rritjes së qëndrueshme ekonomike, duke nxitur tërheqjen e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte (FDI) dhe duke luftuar me sukse ekonominë informale, mund të çojë në një vlerësim pozitiv. Mund të ketë rritje vlerësimi nëse konsolidimi fiskal forcohet më tej, duke tejkaluar pritshmëritë e agjencisë për uljen e borxhintpublik, ose një faturë më të ulët të shpenzimeve të interesit, në raport me të ardhurat e qeverisë. Përveç kësaj, përpjekjet efektive të de-euroizimit nga Banka e Shqipërisë (BSH) do të rrisin transmetimin monetar dhe mund të ndikojnë pozitivisht vlerësimin”.

Por, agjencia ka paralajmëruar dhe rastin kur mund të ulë renditjen e vendit. “Ne mund të marrim një veprim negativ vlerësim nëse do të konstatohen rrëshqitje fiskale, që do të vijnë nga deficitet e larta fiskale apo krijimin e detyrimeve nga projektet PPP apo pagesat e prapambetura. Ne gjithashtu mund të ulim vlerësimin nëse vumë re një periudhë të zgjatur të rritjes së dobët të kredisë, duke treguar mekanizmat më të dobëta të tranzicionit monetar “.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...