Medet s’ke një shtatore!

Hënë, 06 August 2018 18:05

Nga Reshat Kripa

"Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin' e një "INSTITUT ALBANOLOGJIE" që të jetë një qendër e studimeve shqiptare, të mprojë, të zhvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimet që përkasin Shqipërinë dhe shqipëtaret." Ky është testamenti qe la Mid'hat Frasheri ne vitin 1927. Me thoni a ka ndonjë burrë tjetër shteti qe te këtë bere një veprim te tille? Ai ishte gjuhëtari, historiani, politikani, bibliografi, esseisti dhe shkrimtari qe çdo gjë e vuri ne shërbim te kombit te tij. Po kombi çfarë ka bere për te? Asgjë. Nuk ka një shesh, një rruge, një shkolle qe te këtë emrin e tij. "Medet s'ke një shtatore" shkruan poeti i përndjekur politike Uran Kostreci ne soneten kushtuar këtij personaliteti. Disa vite me pare ish-kryeministri Sali Berisha premtoi sjelljen e eshtrave te tij ne atdhe por, çuditërisht, ky premtim mbeti vetëm ne letër. Perse? Sot del një ekzemplar tjetër, Edi Rama, qe paska vendosur te sjelle këto eshtra. Mos harroni, Edi Rama është kryetari i Partisë Socialiste, qe nuk ka lënë me balte pa hedhur mbi figurën e këtij vigani dhe këtë e përligj duke e trajtuar vetëm si gjuhëtar dhe duke i mohuar gjithë aktivitetin e tij. Megjithatë një gjë e tille mua nuk me çudit pasi e di qe ajo është pjese lojës politike qe ai luan me kundërshtarët e tij. Ajo qe me çudit mua është se propozimin për këtë e ka bere një institucion i djathte qe mban emrin e po këtij personaliteti. A nuk do te ishte me mire t'iu ishte drejtuar dy partive te Ballit Kombëtar qe e kane atë simbolin e tyre. A nuk do te ishte me mire t'iu ishte drejtuar biznesmenëve te djathte madje edhe qytetareve te djathte pasi jam i sigurte se do te ishin te gatshëm te kontribuonin ne këtë drejtim. Për këtë mund t'ju jap një shembull. Një qytetar i zakonshëm, një ish i burgosur dhe internuar politik nga regjimi komunist, rezident ne France, Lavdosh Bequa nga Kanina e Vlorës, u tregua i gatshëm para disa viteve te vinte një shume te hollash për sjelljen e këtyre eshtrave. Sot ky qytetar i ka mbyllur sytë. Perse nuk u be një veprim i tille por iu drejtua kundërshtareve me te egër te Mid'hat Frasherit. Me pak fjale dhente iu drejtuan ujkut për ndihme. Kjo është një fyerje për këtë figure madhore. Ju falënderoj i nderuar Artur për shkrimin e shkëlqyer kushtuar këtij dishepulli. Kush te mundet le te me pergjigjet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...