Alarmi i KLSH: Abuzimi me ndihmën ekonomike, në Shqipëri nuk ka minimum jetik

Hënë, 06 August 2018 18:22

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që nuk mat varfërinë, pasi prej vitesh nuk ka të përcaktuar një minimum jetik.

Ndonëse trajton me ndihmë ekonomike mbi 80 000 familje, ku pagesa maksimale është 8 mijë leke të reja, kjo shumë nuk është vlerësuar duke pasur parasysh çmimet e produkteve të shportës dhe konsumit.

Shteti shqiptar paguan më shumë për një të burgosur se sa për një familje të varfër. Kjo ka rrezatuar edhe pas një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Nëse nuk ke një minimum jetik nuk di si të zbusësh varfërinë në vend. Për një të burgosur paguajmë 12 euro në ditë, ndërkohë që një familje merr 8 mijë leke të reja në muaj”, thotë Rinald Muça, KLSH.

KLSH e konsideron jo efektive skemën e re të ndihmës ekonomike. Madje aludon që është një skemë abuzive pasi i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë formulën e përllogaritjes së pikëve për një familje që meriton të jetë pjesë e skemës por nuk i është vënë në dispozicion. Ndërkohë që ka një numër të madh të familjeve që janë përjashtuar nga skema.

“I kërkuam, nuk na e dhanë”, thotë Muça.

Nga ana tjetër, KLSH ngre shqetësim për një tjetër kategori personash që përfitojnë nga ndihma ekonomike siç janë jetimët pasi dalin nga institucionet e përkujdesjes dhe viktimat e dhunës.

“Deri pa dalë vendimi i gjykatës këta nuk marrin ndihmë”, thotë ai.

Kontroli i Larte i Shtetit i ka rekomanduar ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale që deri në shtator të këtij viti të ketë përllogaritur minimumin jetik të shqiptarëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...