Bie niveli i Fierzës, mund të ketë probleme me energjinë elektrike

Hënë, 06 August 2018 19:57

Mungesa e reshjeve të shiut dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit, që kanë mbërthyer rajonin e Kukësit, kanë bërë që niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës të ulet ndjeshëm.

Ndërkohë, gjatë muajit të kaluar, liqeni i Fierzës ishte pranë kuotës maksimale, për shkak të reshjeve të shumta që u regjistruan gjatë muajit qershor dhe fillimit të korrikut.

Niveli i ujërave të liqenit të Fierzës ka arritur afërsisht 293 metra, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë të ulëta.

Pavarësisht tendencës në rënie, liqeni i Fierzës, që shërben si rregullator edhe për liqenet e Komanit dhe të Vaut të Dejës, vazhdon të jetë në nivele të pranueshme për periudhën, por rreziku për rënie në nivele kritike ekziston, për shkak të parashikimeve për motin e nxehtë dhe temperaturat e larta që do të shoqërojnë muajin gusht.

Liqeni i Fierzës, në nivelin maksimal të tij, 296 metra, ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliardë metër kub ujë. Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës “pikë e vdekjes”, 242 metra, kapaciteti është 1.2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie./tch

Modifikuar më Hënë, 06 August 2018 20:01

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...