Janar-prill 2018, u ndërtuan 2,3 km rrrugë u harxhuan 12.2 milionë euro

Tuesday, 07 August 2018 08:30

Qeveria llogarit se ka ndërtuar 2,3 kilometër rrugë në katër muajt e parë të vitit 2018, të cilat kanë kushtuar 12.5 milionë euro. Të dhënat u publikuan nga Ministria e Financave në një raport për monitorimin e treguesve financiare të Minitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për 4-mujorin e parë.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare 1 kilometër ka kushtuar 6 milionë euro. Nga 2,3 kilometrat e përfunduara 1,4 kilometër është autostradë me katër korsi dhe një kilometër është rrugë e tipit B me dy korsi. Ministria e Financave raportoi se për grup produktin ndërtimi i Rrugëve janë realizuar fonde në masën 1,628 milion lekë, nëpërmjet: Ndërtimit të 0.2 km rruge tip A2 me katër korsi (2×2), paraqitet me një realizim prej 20.8% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka luhatje, por nuk paraqiten argumenta lidhur me këtë fakt. Disa nga objektet e rëndësishme, të realizuara nga ky produkt janë: By pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, nga loti 8 deri në lotin 11, Rruga Kukës-Morinë Loti 2, dublimi,    vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë.
Ndërtimit të 1.25 km rruge tip A2’ 2×2 me trotuar dhe ndriçim, me një realizim prej 28% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka një luhatje prej 72,000 lekësh për njësi, më shumë se vlera e planifikuar. Disa nga objektet e rëndësishme, që janë në proces nga ky produkt janë: Unaza e Re e Tiranës,segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës, Nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë, Unaza e jashtme Tiranë, pjesa verilindore, Ndërtimit të 0.96 km rruge tip B1’ me dy korsi, m realizim prej 9.4% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë: Rruga Kardhiq-Delvinë loti1, loti 2, loti3, Rruga Kardhiq-Delvinë loti 4, loti 5, loti 6, Rruga Milot-F. Krujë (dublimi i superstradës) loti3. Ndërtimit të 0.96  km rruge tip C2 me dy korsi, me ralizim prej 41.9% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë: Ndërtimi i aksit Skrapar-Përmet, loti1, Përmiresimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas,  Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e re Milot-Skuraj. Për grup produktin Rikonstruksion rruge janë realizuar fonde në masën 653 milion lekë, nëpërmjet: Gjithashtu Ministria e Financave raportoi se u rasfaltuan 9.53 km rrugë TIP C2 me dy korsi. Janë në proces ndërtimi disa objekte të rëndësishme si:  Riveshje dhe sistemim asfaltim Elbasan-Banjë loti1, loti3+,  Sistemim asfaltim rruga Tri Urat – Leskovik shtesë punimesh. Sistemim asfaltim rrugët lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) loti1+shtesë punimesh. Etj.

Modifikuar më Tuesday, 07 August 2018 08:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...