Performanca e HSBC – Banka më e madhe në Europë limitohet nga kostot dhe akuzat e SHBA

Tuesday, 07 August 2018 08:39

Banka më e madhe në Europë nga aktivet, HSBC, ka publikuar një rritje të vogël të fitimit përpara taksave për gjysmën e parë të vitit, ndërkohë që rritja shpenzimeve në sektorin e investimeve dhe detyrimet prej 765 milionë dollarë nga akuzat e SHBA për shitjen e gabuar të letrave me vlerë gjatë krizës financiare, kanë limituar të ardhurat.

Aksionet e bankës të listuara në Londër ranë, ndërkohë që investitorët presin shenja konkrete në strategjinë e re të manaxhimit të HSBC.

Banka raportoi një fitim përpara taksave prej 10.7 miliardë dollarë në gjashtë muajt e parë të vitit, në rritje me 4.6% nga e njëjta periudhë një vit më parë. Ndërkohë që huadhënësi ka rritur shpenzimet në staf dhe zgjerimin e kapacitetit dixhital, kostot u rritën me 6% në 17.5 miliardë dollarë.

Kreu ekzekutiv i bankës, John Flint, që mori detyrën në muajin Shkurt, nisi një plan 3-vjeçarë që të investojë 15-17 miliardë dollarë në fusha si teknologjia dhe aktivitetin në Kinë.

“Po ndërmarrim hapa konkretë drejt strategjisë së lajmëruar. Ne po investojmë për të fituar klientë të rinj, rritur pjesën në treg dhe për të krijuar themelet për fitime të qëndrueshme në të ardhmen”, deklaroi ai.

Fokusi i investitorëve ishte kryesosht në zgjerimin e aktivitetit në Kinë, ndërkohë që banka ka lajmëruar gjithashtu se po përpiqet zgjerohet në tregun e kredive hipotekore në Britani.

Fitimi në Azi u rrit me 23% në 9.4 miliardë dollarë, apo sa 88% e të gjithë fitimit të grupit. Banka deklaroi se deri më tani, nuk ka parë ndonjë ndikim në performancë nga rritja e tensioneve tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Banking retail, tregtar dhe manaxhimi i pasurisë, kanë patur performancën më të fortë në gjysmën e parë të vitit, duke përfituar nga mjedisi pozitiv i normave të interesit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...