Shqiptari mes jetës dhe vdekjes në Itali

Tuesday, 07 August 2018 09:16

Një shqiptar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton me vdekjen pas një aksidenti rrugor që pësoi në Itali, ku ai jeton.

Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se shqiptari, i cili udhëtonte me biçikletë, u përplas nga drejtuesi i një automjeti, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë. 

Për këtë shkak, autori i aksidentit ende nuk është zbuluar, pasi asnjë nuk e ka fiksuar targën e makinës. 

Policia italiane thotë se është duke bërë gjithçka për ta zbardhur këtë ngjarje.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:20 minuta të ditës së djeshme ne Milano. Shqiptari 64-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në gjendje kome në spital.

Makina e ka përplasur shqiptarin e më pas i ka kaluar sipër, por drejtuesi nuk i ka dhënë asnjë ndihmë duke e lënë të gjakosur buzë rrugës.

Alarmin për aksidentin e ka dhënë një shofer tjetër që e ka gjetur 64-vjeçarin shqiptar të lënë në rrugë dhe pa ndjenja. Ambulanca e transportoi shqiptarin në spital, por gjendja e tij është shumë kritike. 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...