FOTOT/Tropoja në festën hyjnore të Tyrbes së Shkëlzenit, kryebashkiaku Besnik Dushaj nderon dy Dervish

Tuesday, 07 August 2018 18:56

Në Tropojë më 7 gusht është organizuar Festa Hyjnore të Tyrbes së Shkëlzenit. Lajmi jepet nga kryebashkiaku i Tropojës Besnik Dyshaj në rrjetin social FB ku shkruan: - “Të dashur miq, në rreth 2400 m lartësi, me këngë e valle festuam sot 7 gushtin e bekuar, Festën Hyjnore të Tyrbes së Shkëlzenit. Me këtë rast u nderuan me titullin "Qytetar Nderi" nga bashkia Tropojë Dervish-Rexhep Beli (pas vdekjes) dhe Dervish-Muharrem Tafaj. Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe Tyrbja e Shkëlzenit ju ndihmoftë!”

Në fjalën e tij në Shkëlzen, kryetari i bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj tha: -“Të nderuar shejlerë, dervishë, përfaqësues të klerit bektashi! Të dashur besimtarë të Zotit, besimtarë të Tyrbes së Shkëlzenit që jeni sot të pranishëm! Ju përshëndes duke shprehur kënaqësinë e veçantë që takohemi sot këtu, në majën e malit të shenjtë të Shkëlzenit dhe rreth Tyrbes së tij. Dita e 7 gushtit është kthyer në një ndër festat më të bukura të Tropojës, në një ditë kur mijëra vetë, thjeshtë me vullnetin, dëshirën dhe besimin e tyre, nisen drejt këtyre lartësive, vijnë këtu në këtë peizazh madhështor, e për disa orë kalojnë momente, që ndoshta nuk i harrojnë përjetë. Unë ndjehem i lumtur që tash na është dhënë mundësia për t'u ngjitur këtu me makina, kur përpara për të moshuarit dhe fëmijët ishte thuajse e pamundur nga largësia dhe vështirësia e rrugës. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Tropojës”.

Në vijim të fjalës së tij z.Dushaj tha: - “Të nderuar pjesëmarrës! Këtu zakonisht nuk vihet për të mbajt fjalime, por për të medituar, për t'u lutë, por përshëndetja ime sot më rrjedh nga shpirti, kur shoh se si kjo dritë e madhe e Shkëlzenit, ky vorr i Mirë, kjo Tyrbe lëshon rrezet e saj tek Tyrbja e Dervish Luzhës, duke u bashkuar me shkëlqimin hyjnor me Tyrben e Rexhep Belit, që ngrihet si një monument i bardhë i fesë dhe besimit përballë nesh, në Boshnjakë. E aty shërben me devotshmëri për qindra besimtarë nga Tropoja e Kosova, Dervish Muharremi, i cili me fjalën e tij të urtë u ngjall njerëzve besim dhe shpresë. Besimtarë të Zotit, ju adhurues të zjarrtë të Dritave të Shkëlzenit! Këtu, si të thuash te Froni i Perendive, dielli ka një dritë të mahnitshme, prej mëngjesit të hershëm deri në mbrëmje vonë, kur lëshon pas maleve dritën e tij të kuqërremtë dhe fton malet e vendet e shenjta në qetësinë e tyre”.

“Njerëzit vijnë këtu plot besim, vijnë edhe me shpresën për të zgjidhur hallet e tyre me bashkëbisedimin e heshtur me këto vende të shenjta, si sot në Tyrben e Shkëlzenit.. Dhe largohen më të fortë, më të lehtësuar e më të vendosur për ditën e nesërme e të ardhmen e tyre. Ju që jeni pjesë e këtyre mijëra njerëzve, ju uroj që lutjet tuaja të dëgjohen dhe besimi juaj t'ju japë shpresë dhe forcë për zgjidhjen e halleve të familjes dhe afërmve tuaj, të përmirësimit të jetës së tyre!

Besimi te vende të shenjta, si kjo dritë e bardhë e Shkëlzenit, është burim force dhe për ne, për mua dhe administratën time, është burim energjie për të punuar në harmoni së bashku me ju për Malësinë e Gjakovës. Tyrbja e Shkëlzenit u ndihmoftë, paçi bekimin e Zotit! Nder përjetë Malësisë së Gjakovës dhe popullit të saj, popull i lirisë dhe i besimit të përhershëm te simbolet e saj, siç janë edhe këto vende të shenjta!. Faleminderit.”-përfundoi fjalën e tij kreu i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj.

Modifikuar më Tuesday, 07 August 2018 19:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...