Nesër dita më e nxehtë e javës, mjeku: Mos dilni nga shtëpia

Tuesday, 07 August 2018 19:31

Të sëmurët kronikë, por edhe fëmijët duhet të mos dalin nga shtëpia gjatë ditës së nesërme. Referuar parashikimit meteorogogjik, vlera e temperaturave do të shënojë 38 gradë celcius duke kapur kështu vlerën më të lartë të javës. Në një intervistë për report mjeku infesksionit Pëllumb Pipero bën apel për të pasur kujdes. "Mos dilni nga shtëpia sidomos gjatë orëve të pikut nga ora 10 deri pas orës 16:00. I këshilloj krahas të sëmurëve kronikë, të moshuarve dhe fëmijëve, të pijnë sa më shumë lëngje. Ujë është ndoshta ilaçi më i mirë për të nxehtin dhe mos ekspozimi. Edhe nëse për një arsye emergjente detyrohen të dalin edhe pse është shumë vapë të vënë kapele dhe të visheni me krahë të gjata" shprehet Pëllumb Pipero, mjek infeksionist.

Stina e verës shtohen më tepër viruse dhe problematika shëndetësore, ndaj këtë periudhë numërohen mjaft helmime. Qsut ka rreth 130 vizita çdo ditë të pacientëve që paraqesin simptoma të helmimit. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregon arsyet se përse infeksionet shtohen gjatë verës."Ne frekuentojmë plazhe, liqen, det dhe pishina. Këto shkaktojnë infeksione, të cilat shoqërohen me temperaturë, me të vjella, me të rënie të fikti" vijon ai.

Referuar rastit të helmimeve të gati 40 personave në dasma të një lokali në elbasan, tre prej tyre erdhën në qsut për ndihmë mjekësore midis të cilëve edhe një grua shtatzanë,. Mjeku pipero tregon se gjatë kësaj stine kujdesi për ushqimin duhet të jetë më i madh sidomos nga pronarët e të tilla ambientëve ku siguria ushqimore mbetet gjëja më e rëndësishme. "Qytetarët por edhe pronarët e lokaleve sepse në një dasëm duhet që siguria të jetë maksimale" tha Pipero.

Mjeku informon se edhe pushuesit në plazhe duhet të kenë kujdes nga ekspozimi në diell.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...