KPK përlyet në falsifikimin e Hamitaj, e merr në mbrojtje

Tuesday, 07 August 2018 22:20

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk “sheh asnjë arsye për të filluar hetimin mbi dyshimet për fallsifikimin e dokumentave nga ana e komisionerit Lulzim Hamitaj”. Kjo është përgjigja zyrtare që KPK i ktheu interesimit të “Boldnews.al” lidhur me veprimet e mundshme të këtij komisioni pas denoncimit publik, me fakte konkrete, bërë nga Partia Demokratike javën e kaluar.

Përfaqësuesit e PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe juristi Gazmend Bardhi prezantuan në një konferencë të posaçme për median, disa fakte, sipas të cilave, komisioneri i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj, dyshohet se ka fallsifikuar një prej dokumentave, i cili gjendet në dosjen e kandidimit për këtë pozicion publik.

Sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Lulzim Hamitaj dyshohet se ka fallsifikuar dokumentin e njohurisë së gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e Komisionerit të vettingut. Ndër argumentat e opozitës, Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri në kohën që deklaron se ka dhënë provimin e gjuhës angleze. Gjithashtu, ai pretendon se ka marrë provimin për nivelin e lartë C1, në vitin 2015, ndërkohë që po vetë ai, në aplikimin si pedagog në një universitet privat, një vit më vonë, pra në 2016, deklaron se ka diplomë të gjuhës angleze të nivelit fillestar.

Referuar këtyre gjetjeve, të bazuara në dokumentat që vetë komisioneri Hamitaj ka dorëzuar në institucionet publike dhe jo-publike, Partia Demokratike kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor dhe penal për komisionerin Lulzim Hamitaj.

Në bazë të nenit 16 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” (Vetingut), çdo komisioner ka të drejtën që të kërkojë nisjen e hetimit disiplinor për çdo komisioner tjetër, në rastet kur ka të dhëna të mjaftueshme nga burime të besueshme se anëtari i institucioneve të rivlerësimit ka kryer një shkelje disiplinore.

Referuar këtij përcaktimi ligjor, “Boldnews.al” i drejtoi zyrtarisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pyetjen nëse “ka kërkuar apo do të kërkojë ndonjë prej Komisionerëve të KPK nisjen e procesit disiplinor ndaj komisionerit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulëzim Hamitaj, për shkak të dyshimeve, të bazuara në dokumenta konkretë, për “fallsifikim dokumentash”?

Pyetja e “”Boldnews.al”

Në përgjigje të këtij interesimi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë zyrtarisht: “Në përgjigje të pyetjes suaj, bazuar në informacionin e njohur nga KPK, referuar nenit 16 të ligjit nr. 84/2016, ky Komision nuk shikon asnjë arsye për të filluar hetimin për dyshimin e falsifikimit të dokumenteve”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...