Birra vendase, si krahasohet Shqipëria me rajonin dhe Europën për çmimin

E mërkurë, 08 August 2018 07:02

Ditët e nxehta të verës dhe pushimet e verës nxisin konsumin e birrës. Përbërësit e birrës janë të thjeshtë: Ujë, majaja e birrës, lupo dhe malto. Ajo prodhohet nga tharmëtimi i lëndëve me bazë niseshtenë, zakonisht përdoret elbi. Birrat vijnë me shije dhe ngjyra të ndryshme. Shtete të ndryshme të Europës (ca më shumë dhe ca më pak) kanë zhvilluar industrinë vendase të prodhimit të birrës. Si krahasohet Shqipëria me rajonin dhe Europën…


0.5 l birrë, prodhim vendas, në Shqipëri kushton mesatarisht 0.78 dollarë, sipas të dhënave që ka publikuar portali Numbeo.  Në krahasim me vendet e tjera të Europës, renditemi të shtatët për birrën vendase me të lirë, por në krahasim me vendet fqinja, birra shqiptare është më e lirë se birra maqedonase dhe malazeze.
Më lirë se në të gjithë Europën, birra vendase është në Serbi, ku 0.5 litra kushton sipas Numbeo-s, 0.63 dollarë. Në vend të dytë për çmim më të lirë të birrës në Europë është Bosnje dhe Hercegovina ku një litër birrë vendase kushton 0.67 dollarë.  Ndërsa në shtëpinë e birrës, Çeki, 0.5 litër kushtojnë 0.68 dollarë.
Në Kosovë birra vendase kushton 0.71 dollarë për 0.5 litër.
Më të shtrenjtat në rajon për sa i përket birrës vendase janë Maqedonia, ku 0.5 litër kushton 0.83 dollarë dhe Mali i Zi, ku 0.5l birrës vendase kushton 0.98 dollarë.
Vendet më birrën më të shtrenjtë
Birrën më të shtrenjtë vendase do ta blini në Norvegji, ku 0.5 litër kushton 3.76 dollarë. Vendet e Europës Veriore kanë një çmim më të lartë të birrës vendase krahasuar me pjesën tjetër të Europës. Në Islandë, 0.5 litër birrë mund ta blesh për 3.28 dollarë, në Finlandë për 2.85 dollarë, në Irlandë 2.72 dollarë.
Çmim më të lartë në krahasim me pjesën tjetër të Europës ka edhe Anglia me Francën, ku përkatësisht 0.5l birrë vendase kushton 2.19 dhe 2 dollarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...