Çfarë është gjetur në varrezat antike në Korçë

E mërkurë, 08 August 2018 08:35

Një varrezë, e cila daton në shek e 6 para erës sonë është zbuluar gjatë gërmimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Korçë.

Një vendbanim neolitik me më shumë se 800 varre është zbuluar në zonën e Turhanit, ndërkohë që së bashku me sitet e tjera deri tani është dokumentuar zbulimi i 3000 varreve, të cilat nisin nga periudha arkaike e deri në mesjetën e vonë.

Varrezat e zbuluara janë një dëshmi që tregon se zona e Korçës ka qenë e banuar në antikitet. 

Sipas kreut rajonal te kulturës kombëtare në Korçë Gjergji Koki, zbulimet e dala në sipërfaqe sjellin të dhëna mjaft interesante mbi jetesën kulturën e zakonet, dëshmi që vijnë nga gjetjet në këto site te reja arkeologjike.

“Janë tre gjetje, bëhet fjalë për rreth tre mijë varre. Janë zbulime shumë interesante për mënyrën dhe ritet e veçanta sesi kryhej varrimi në tre periudha. Tjetër e veçantë janë gjetur punimet interesante nëpër varre, si armët, gjetjet e punimeve të bronzit, apo puniet e veshjeve.”-tha Koki.

Këto nuk janë gjetjet e para arkeologjike që janë zbuluar gjatë gërmimeve për gazsjellësin TAP, pasi gjetje të periudhave të ndryshme janë zbuluar edhe në pika të tjera të rajonit të Korçës./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...