Simetritë & ngjashmëritë tronditëse mes asaj çka fshihet pas vrasjes së Arditit dhe shkatërrimit të Teatrit

E mërkurë, 08 August 2018 10:53

Nga Akil Kraja

Si me vrasjen e Arditit, si me shembjen e Teatrit: e njëjta skemë, e njëjta metodë, e njëjta dorë…


– 0 – 0 – 0 – 0 – 0 –

2 vite nga vrasja e Ardit Gjoklaj. 

2 vite heshtje nga Bashkia dhe nga autoritetet publike mbi këtë krim.

2 vite heshtje mbi qindra milionat e eurove që rrethojnë biznesin e plehrave dhe të inceneratorëve, mbi pronarët e tyre të vërtetë, mbi ligjet morale dhe ato shtetërore të shkelura për të mbuluar vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Një krim makabër që zhvesh në rrënjë maskën imorale pas së cilës fshihet Bashkia Tiranë. 

Propagandë, gënjeshtra, censurë, abuzime me kuadrin ligjor, gjithçka për të fshehur interesat që rrethojnë biznesin e plehrave në Tiranë, gjithçka për të fshehur rrethanat e vërteta të vrasjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Ndaj në këtë përvjetor, artistët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, vendosën që një nga takimet e tyre të përditshme t’i dedikohen kujtimit të 17 vjeçarit Ardit Gjoklajt. 

Pas dëshmisë së dhimbshme nga Xhaxhai i Arditit mbi tronditjen e familjes Gjoklaj për padrejtësinë që po kalon familja e tyre për shkak të indiferencës së autoriteteve publike në hedhjen dritë të këtij krimi, organizatorët transmetuan dokumentarin e censuruar “Kodrina e Vdekjes” realizuar nga Publicus dhe gazetari Artan Rama. 

Mungesa e drejtësisë është një vrasje e dytë për cdo familje. 

Mungesa e ndjeshmërisë, është një hap drejt bashkëfajësisë së plotë, si për Bashkinë, ashtu dhe për drejtuesit e saj.

I gjithë konteksti që parapriu dhe ndoqi vrasjen e Arditit, është një #TURP për të githë banorët e Tiranës. Kryeqyteti nuk mund të asociohet me një krim të tillë kaq të ulët, kaq imoral, kaq makabër... 

Në cilësinë time të Këshilltarit Bashkiak, m’u dha mundësia në këtë kontekst të dëshmoja sesi projekti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar është vetëm një mirazh me skandalin e ngritjes së inceneratorëve në Tiranë, Fier e Elbasan...

E njëjta skemë, e njëjta metodë, e njëjta dorë…

Ndërkombëtarë që përdoren si fasadë, ligje e vendime të dedikuara në shkelje të procedurave publike, qindra miliona euro në lojë, censure dhe presione nga më të ndryshmet. 

Simetritë dhe ngjashmëritë mes asaj çka fshihet pas vrasjes së Arditit dhe shkatërrimit të Teatrit janë tronditëse. 

Imoraliteti, arroganca dhe indiferenca e treguar nga ky pushtet në rastin e menaxhimit të mbetjeve duhet të na shërbeje si mësim. 

Ata nuk u tërhoqën para vrasjes së një 17 vjecari të pafajshëm, ata nuk mund t'ia lejojnë vetes të tërhiqen kaq lehtësisht nga shkatërrimi i Teatrit. 

Sot, është vonë, nesër mund të jemi në zi... 

Sot, bëhen 2 vite nga vrasja e Ardit Gjoklajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...