×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Aksidenti tragjik në Kamëz/ Flet dëshmitari: Makina i ra gruas dhe fëmijëve, vajza më vdiq para syve

E mërkurë, 08 August 2018 12:32

Shoferi i fugonit me të cilin u përplas makina pasi kishte përplasur fillimisht biçiklistin dhe nënën me dy fëmijë në Kamzë tregon momentet e tmerrit që përjetoi mëngjesin e sotëm.

Drejtuesi i fugonit dëshmon momentin e tmerrshëm, kur makina përplasi nënën me 2 vajzat e saj.

‘Po vija nga ura. Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijët. Nuk pashë biçikletën. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal.

U tmerruam me thënë të drejtën, të shohësh viktima. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe tjetri (biçiklisti) ishte i vdekur pak më tutje. Ishin pamje të tmerrshme’,-shpreh drejtuesi i fugonit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:40 minuta pranë shinave të trenit.

Rozina Koleci, 38 vjeç humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me nënën 29 vjeçe, Valbona Ndreu dhe 2 vajzat e saja, 7 dhe 6 vjeç.  Më pas makina u përplas dhe me fugonin e bardhë që drejtohej nga shoferi që dha dëshminë më lart.

Nga përplasja ka humbur jetën në vend personi që po lëvizte me biçikletë, Ramazan Isha si dhe vajza 7 vjeçe.

Ndërsa janë dërguar në spital nëna, Valbona Ndreu dhe vajza e saj E. N., 6 vjeçe që nuk kanë kaluar ende rrezikun për jetën.  Drejtuesja e mjeti Rozina Koleci është arrestuar.

auto aksidenti1533723194

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...