Projektligji që çertifikon prodhimet ushqimore tradicionale

E mërkurë, 08 August 2018 13:56

Një projektligj i ri që synon të përcaktojë kriterët se kur një prodhim bujqësor quhet tradicional dhe më pas do ta çertifikojë atë, është hartuar tashmë nga Ministria e Bujqësisë dhe është në fazën e konsultimit me publikun.

Ligji i ri synon të evidentojë të mbrojë dhe të rrisë vlerën e prodhimeve tradicionale autentike STG “Specialitet Tradicional i Garantuar”.

Sipas kritereve të reja një emër regjistrohet si STG, nëse përshkruan një produkt bujqësor ose ushqimor të veçantë që:

a) përfitohet nga një metodë prodhimi, përpunimi apo ka një përbërje, e cila korrespondon me praktikën tradicionale për këtë produkt bujqësor ose ushqimor;

b) është prodhuar nga lëndë të para ose përbërës që janë përdorur tradicionalisht.

Një emër që të regjistrohet si STG duhet të jetë përdorur tradicionalisht për t’iu referuar produktit të veçantë, të identifikojë karakterin tradicional apo të veçantë të produktit.

Një emër nuk mund të regjistrohet nëse i referohet vetëm termave të përgjithshëm që përdoren për një grup produktesh, ose termave të parashikuara nga një legjislacion i veçantë.

Emri i regjistruar si STG, mund të përdoret nga çdo operator ushqimor që vendos në treg një produkt bujqësor ose ushqimor që është në përputhje me specifikimet përkatëse të përcaktuara në këtë ligj.

Çdo produkt bujqësor ose ushqimor i çertifikuar për përputhshmërinë me specifikimet për emertimin STG në përputhje me kërkesat e këtij ligji, duhet të etiketohet me shprehjen “Specialitet Tradicional i Garantuar” dhe logon STG.

Logoja STG duhet të përmbajë elementë të trashëgimisë kulinare dhe traditës së produkteve bujqësore dhe ushqimore shqiptare.

Logoja kombëtare për produktet STG përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Emrat e regjistruar si STG duhet të mbrohen nga çdo keqpërdorim, imitim, apo çdo praktike tjetër që keqinformon konsumatorin të tilla si, përdorimi i këtyre emrave për produkte që nuk janë të certifikuara si STG edhe nëse ky përdorim nuk ka qëllim të tregojë që janë STG.

Projektligji synon që të konsiderohen STG produktet bujqësore dhe ushqimore për të cilat karakteristika të veçanta të prodhimit ose të cilësisë, vijnë nga përdorimi i metodave tradicionale të prodhimit, të paktën 30 vjet, janë pjesë e trashëgimisë kulturore të rajonit në të cilin janë prodhuar DHE janë pjesë e identitetit të komunitetit lokal

Ministria e Bujqësisë përcakton, me Udhëzim të Ministrit, përkufizimet, procedurat për rregjistrim, format e aplikimit, organet përgjegjëse, organet e kontrollit, mënyrën e promovimit, si dhe logot përkatëse për Skemat e Tjera të Cilësisë. Kërkesa nga prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore, për këto skema do të paraqitet në Ministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...