×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Banka Qendrore Europiane pret ende fuqizimin ekonomik

E mërkurë, 08 August 2018 15:55

Konsumi privat në Eurozonë pritet të rritet, duke i dhënë mbështetje rritjes ekonomike pavarësisht trazirave nga jashtë, sipas Bankës Qendrore Europiane.  Rritja ekonomike e Eurozonës është ngadalësuar në 2 tremujorët e kaluar, duke rritur shqetësimin se ekspansioni i bllokut, që është tashmë në vitin e 6, mund të përfundojë parakohe.

Megjithatë, Banka Qendrore Europiane argumenton se ngadalësimi vjen kryesisht prej faktorëve të jashtëm dhe se kërkesa e brendshme vazhdon të jetë e fortë dhe krijimi i vendeve të punës gjithashtu.

“Konsumi privat ka qenë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike gjatë kohëve të fundit dhe ka ende hapësirë që të mbështesë ekonominë. Ndërkohë që tregu i punës vazhdon të fuqizohet, besimi i konsumatorëve duhet të qëndrojë i lartë dhe konsumi privat gjithashtu”, deklaroi Banka Qendrore Europiane.

Ngadalësimi ekonomik vjen në një kohë të vështirë për institucionin në Frankfurt, ndërkohë që përpiqet të largojë stimujt monetarë. BQE planifikon të përfundojë skemën e blerjes së obligacioneve prej 2.6 trilionë euro në fund të këtij viti, me shpresën se rimëkëmbja ekonomike është mjaftueshëm e fortë për të vazhduar pa suport nga institucioni.

Punësimi në Eurozonë në mbi 107 milionë është në nivel rekord të lartë, megjithatë, papunësia në 8.3% është ende 1 pikë përqindjeje sipër nivelit që ka qenë përpara krizës financiare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...