Të shumta janë rastet e dhunës në familje që konsumohen çdo ditë në Shqipëri,e thuajse më shumë se gjysma e tyre nuk bëhen publike në media.
Më poshtë janë dy njoftime të policisë, që tregojnë se pavarësisht se dhuna mbetet një fenomen që meshkujt shqiptarë e “ushtrojnë si profesion”, ka dhe mjaftueshëm raste kur janë femrat ato që rrahin e dhunojnë fizikisht familjarët e tyre.
Në Vlorë e në Sarandë është raportuar nga policia mbi dy raste, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F. S., vjeçe 30, banuese në Vlorë, pasi vjehrra e motrës, shtetasja R. Sh., vjeçe 56, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës Rrethit Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M. T., vjeç 79, banues në Sarandë, pasi nusja e djalit, shtetësja L. T., vjeçe 34, banuese në Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.