×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E frikshme/ Brenda një muaji në Shqipëri kanë rënë 930 tërmete, priten të tjerë

E Enjte, 09 August 2018 15:37

Në vetëm një muaj duke filluar nga data 4 korrik, ku u shënua tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë, deri më 9 gusht, në Shqipëri ka vijuar aktiviteti sizmik. Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit.

Tërmeti me magnitudë të ulët ka qenë 3.6 ballë të shkallës rihter. Sipas sizmiologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe.

Vazhdimësia e lëkundjeve sizmike është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin. Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intesitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë. Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë.

Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, sipas sizmiologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...