Plane për fundjavën? Ja deri kur do vazhdojnë temperaturat përvëluese

E Enjte, 09 August 2018 17:02

E mërkura, e enjtja dhe e premtja parashikohen të jenë tre ditët më të nxehta të verës, ditën e djeshme termometri ka regjistruar 39 grade Celcius, e po aq pritet të shkoje në maksimun edhe sot, po ashtu edhe përgjatë të premtes.

“Nga dita e diel e në vazhdim deri në fund të muajit presim që termometri të regjistroje maksimalisht 37 apo 38 grade Celcius. Nuk presim ndryshime shumë të ndjeshme të kushteve atmosferike deri në fund të muajit, pjesërisht moti do të jetë i  kthjellët. Pjesa e dytë e ditës, pritet të ketë vranësira, duke rrezikuar shira të izoluar, gjë e cila nuk do të ndikojë në uljen e vlerave termike gjatë mesditës.”

Sipas eksperteve të meteorologjisë ndërkombëtare, këto temperatura ekstreme që kanë përfshirë gjithë Europen janë të ndikuara nga ngrohja globale, por meteorologët shqiptarë thonë se për Shqipërinë këto temperatura nuk janë të jashtëzakonshme.

“Ne prezencë të El Ninjos këto temperatura në kontinentin europian do të ishin të justifikueshme, pasi tre vitet e fundit fenomeni El Ninjo ka qenë prezent në kontinentin europian rrjedhimisht dhe në territorin shqiptar ka shënuar temperatura shumë të larta, mbi 40 gradë dhe 43 gradë në zona shumë specifike…”

Edhe pse vapa ka qene përvëluese, El Ninjo thonë meteorologët këtë verë ka qenë i heshtur, dhe riaktivizimi i tij pritet te sjellë mot të ngrohtë edhe në nëntor.

“Me 85 % siguri parashikohet që El Ninjo të aktivizohet pjesërisht gjatë muajit Gusht dhe pjesën e mbetur të vitit 2018, pritet që moti të vijojë më i ngrohtë se sa normale dhe pritet që dhe për muajt Nëntor-Dhjetor reshjet të jenë më të larta se sa norma në territorin shqiptar.”

Vapa përvëluese e këtyre ditëve ka boshatisur rrugët e Tiranës.

E ndërsa ata që janë gjendur jashtë në orën e pikut, kanë shfrytëzuar edhe shatërvanët e “Sheshit Skënderbej” për t’u freskuar./Tv Klan

Modifikuar më E Enjte, 09 August 2018 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...