Çlirim Gjata: ONM nuk e njeh realitetin shqiptar, KPK të rrisë cilësinë. Ndërkombëtarët e kanë kuptuar gabimin

E Enjte, 09 August 2018 17:12

Juristi Çlirim Gjata i ftuar në ‘Fax News’ ka folur rreth vendimeve të fundit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, por ONM ka ankimuar vendimin e KPK në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Gjata deklaroi se ankimimet e ONM për vendimet vendimet e KPK ka të bëjë edhe me atë që KPA është më cilësore në vendimet që jep.

Duke mosbesuar që ONM mund të ketë hyrë në konjukturat e politikës shqiptare për të goditur perokurorin Gentian Osmani për shkak se ai heton dosjen Tahiri, theksoi se problem tjetër është standarti i dyfishtë dhe mosnjohja e realitetit shqiptar.

“Nuk do ta besoj që ONM ka hyrë në këto konjikturat shqiptare qe meqë është prokuror i Tahirit ta godasë, problemi është dystandartizimi. KPK duhet të rrisë cilësibnë e vet, jo standartit të dyfishtë.

Një problem tjetër që shoh tek ONM është mungesa e njohjes së realiteti shqiptar, rastin e Osmanit nuk e di. Por për shembull shkelja e afateve, unë i them mos hyr në këto se nuk ia del dot se për këto raste i gjyqtarët i kanë të qepura shkeljet e afateve. Por edhe është e pamundur, një gjyqtar një çështje e ka për ta gjykuar për 40 ditë ai nuk do që ta gjykojë pas dy vitesh.

Një tjetër problem është edhe faktori ndërkombëtar në Tiranë. Problemi është që ata ndodhen në një situatë të tillë, kjo reformë që u drejtua egësisht nga ata tani është në udhëkryq, tani kemi ngel pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Drita është shumë larg. E kam fjalën për Hahn, Vlahutin që i thonë opozitës që të votojë, e shohin që kanë gabuar, nuk i kanë parashikuar pasojat, një vend që ata e kanë propozuar për të hyrë në BE ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese”, tha Gjata ndër të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...