Emigrantë, bëni kujdes kur prsini policat kufitare

E Enjte, 09 August 2018 20:48

Të gjithë ata emigrantë shqiptarë që udhëtojnë drejt Shqipërisë me makinat e tyre me targa ta huaja duhet të kenë kujdes kur presin policat kufitare.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i këshillon ata që të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar.

Elementët e sigurisë që duhet të ketë Polica Kufitare janë:

Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2018 = 18xxxxxxx).

Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.

Polica ka një numër unik të rastësishëm identifikues të policës së sigurimit në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga AMF.

Në njoftim thuhet se Autoriteti ka nisur një inspektim të përbashkët me Policinë e Shtetit për të verifikuar policat kufitare për shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë me mjetet e tyre. Inspektimi do të shtrihet edhe në ditët në vazhdim.

Duke nisur nga data 1 nëntor 2017, raportimi dhe identifikimi i policave kufitare të shitura nga kompanitë e sigurimit bëhet në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve.

Qytetarët mund të verifikojnë policën e tyre kufitare në rubrikën e AMF-së, “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj në numrin e celularit +355 69 40 60 671. Për çdo problem që mund t’ju lindë në lidhje me policën, lutemi të kontaktoni në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...