×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Konvertimi i Tesla në private – SEC heton publikimin e Elon Musk në Twitter

Premte, 10 August 2018 09:20

Rregullatorët amerikan po kërkojnë të dinë se pse ekzekutivi i Tesla, Elon Musk, i lajmëroi planet në Twitter për të konvertuar kompaninë në private dhe po hetojnë nëse deklarata e tij është e besueshme.

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA, ka pyetur Tesla për faktet, pse e ka shpalosur planin në Twtiter dhe jo në një formular regullator dhe nëse rregullat e mbrojtjes së investitorëve janë respektuar.

Aksionet e Tesla ranë me 2.4% në 370.34 dollarë, pasi u mbyllën në rritje me 11% ditën e Martë. Mbyllja në sesionin tregtar ishte thuajse 50 dollarë poshtë ofertës së konsideruar nga Musk.

“Po konsideroj ta kthej Tesla në private me 420 dollarë për aksion. Financimi është siguruar”, ishte publikimi i Musk në Twitter.

Pasi kompania konvertohet nga publike në private, investitorët nuk mund të tregtojnë më aksionin në treg të hapur, apo në bursë.

Musk nuk ka ofruar detaje për financimin në Twitter dhe shumë hetues të letrave me vlerë thonë se mund të përballet me padi nga investitorët, nëse vërtetohet se ai nuk ka siguruar financimin në periudhën kur bëri publikimin në Twitter.

Përdorimi i Twitter për të lajmëruar informacion me rëndësi materiale nuk është e zakontë, megjithatë, Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë lejon kompanitë që të përdorin mediat sociale për të lajmëruar informacione të rëndësishme, në përputhje me rregullat, nëse investitorët janë të lajmëruar se kush media do të përdoret.

Shumë analistë ishin skeptikë mbi aftësinë e Musk për të mbledhur financimin gjigant që do të mbështeste këtë marrëveshje, duke marrë parasysh se Tesla është në humbje, ka borxh në 10.9 miliardë dollarë dhe obligacionet e kompanisë janë të vlerësuara në “mbeturinë” apo “junk” nga agjencitë e vlerësimit të kreditit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...