Ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm, 24-vjeçari, Ridvan Zyka, i cili vrau 8 vetë në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.
Kapja e tij, ndodhi në një zonë periferike në dalje të Selenicës.
Operacioni për kapjen e tij u drejtua nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ndërkohë autorit i është sekuestruar arma e krimit, një kallashnikov.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, të ditës së djeshme, ku i riu shkrepi kallashnikovin në familjen e kushërinjve të tij, duke lënë të vdekur 8 persona, burra, gra dhe fëmijë.
Pas ngjarjes së rëndë, 24-vjeçari u arratis në drejtim të paditur.
Si motiv i konfliktit dyshohen edhe çështjet pronësore, por ende nuk është e konfirmuar. Ndërsa dëshmitarë për treguan se ai në adoleshencë kishte pasur një djegie të trupit në masën 70%.