×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Plas në lot gjyshi i vrasësit: Si e gjeta vëllanë e nipin të vrarë në avlli, ulërija po s’më dëgjonin

Saturday, 11 August 2018 10:33

Tronditëse është dëshmia që është dhënë nga gjyshi i Ritvan Zykës, i cili ka tregua gjithçka që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Ata kanë qenë në një festë familjare, kur Ritvani është ngritur para kohe nga dreka, pasi ka pirë vetëm një birrë dhe një tjetër e ka marrë me vete.

Gjyshi i Ritvanit, Kujtim Zyka

Pas tij është larguar dhe e ëma me të atin, ndërsa pak më vonë Kujtim Zyka tregon se ka dëgjuar zhurmë armësh. Ai vijon rrëfimin për mediat, teksa kujton se si e gjeti pa jetë në oborr të vëllanë e moshuar, bashkëshorten e tij si dhe nipin, djalin e vëllait dhe nusen e re.

Kujtim Zyka, gjyshi i autorit, Ritvan Zyka, ka thënë:

Ishim të gjithë në dreke. Ka pirë një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Iku para nga i ati dhe e ëma. I thashë "ku do vesh"? "Do çoj dhëntë" tha. Iku…
Për pak dëgjoj zhurma. Iku i ati i atij me gjithë të ëmën dhe unë vajta prapa. Shikoj tek djali, asnjë njeri. Vete tek djali i vëllait, 
Azemi, dyer e penxhere hapur. Asnjë skish aty. Kur u ktheva, e pash tim vëlla me kokë poshtë, i vrarë, në gjak. E mora atë, e ujdisa. Ujdisa dhe kunatën. Kur kthehem, nusja me të shoqin (nipin, djalin e vëllait), në mes të gjembave, në avlli… (qan). I ujdisa dhe ata. Nuk dija nga të veja. Ulërija kot. Flisja kot. Njeri s’më dëgjonte..
Nuk e di kë kishte vrarë të parin.
Nuk ka pas debat mes tyre.  Unë rri në shtëpi tjetër, me djalin tjetër.  Nuk e di ku është djali, babai i këtij mortjemadhit…"

Modifikuar më Saturday, 11 August 2018 10:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...