'Psikopat, i mungon ndjenja e fajit' Psikologja kërkesë shtetit: Këta persona s’duhen liruar

Saturday, 11 August 2018 16:21

Autori që shkaktoi tragjedinë një ditë më parë në Vlorë, përkufizohet si rast me çrregullime të shëndetit mendor, por i pa diagnostikuar dhe i pa trajtuar thonë psikologët që sipas tyre të tillë ka shumë në shoqërinë shqiptare.

“Rasti i djalit ka të bëjë me çrregullime antisociale të personalitetit, sociopat dhe psikopat”, thotë psikologja Adelina Pjetra.

Këta persona kanë shumë shoqëri por jo të qëndrueshme. Ata, sipas psikologëve, e shfrytëzojnë shoqërinë.

 “Mungesë emocionesh, nuk kanë ndjenjë faji ,nuk pendohen, çdo gjë që bëjnë iu duket e drejtë”, thotë ajo.

Por a shfaqin shenja këta lloj personash. Sipas psikologëve çdo veprim i tyre është i lexueshëm madje duke nisur që nga lojërat në fëmijëri, por shoqëria jonë ka shumë pak informacion. Për të parandaluar agravimin e gjendjes së këtyre personave sociopatë rol kryesor ka familja por edhe shteti thonë psikologët.

“Të vëzhgojë sherret që bëjnë në vazhdimësi ose shteti të ndikojë me mos lirimin nga burgu ,pasi kështu vetëm iu jep kurajo këtyre tipave”, thotë më tej psikologja.

Duke i referuar rastit të 24-vjeçarit, psikologët vlerësojnë se akte të tilla jo domosdoshmërish lidhen me konsumin e alkoolit apo substancave narkotike./TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...