Tërmeti dëmtoi mbi 200 shtëpi, banorët e Dibrës kalojnë natën jashtë

Diel, 12 August 2018 10:06

Tërmeti i pasdites së djeshme la plot dëme materiale në disa qytete, sidomos në veri të vendit.

Mati, Klosi e Dibra, ishin qytetet që u prekën më së shumti nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Si pasojë numërohen plot 200 shtëpi të dëmtuara në Dibër e për këtë arsye shumë qytetarëve u është dashur ta kalojnë natën jashtë.

Këto pamje të siguruara për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi tregojnë pasojat e tërmetit të djeshëm në një shtëpi në Dibër.

Në video duken qartë, të krisurat në mur, apo televizori e orenditë e tjera shtëpiake të rrëzuara përtokë.

Tërmeti i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë dje rreth orës 5 e 35 minuta. Sipas raportimeve  tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Është ndjerë dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnjë.

Epiqendra ishte  38 km nga VL e Tiranës e 10 km në lindje të Burrelit. Lëkundja e tërmetit ishte  regjistruar në thellësi 10 km.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...