×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tarifat e universiteteve publike! Programet që ofrojnë çmimet më të ulëta dhe më të larta

Diel, 12 August 2018 16:01

Stina e verës të sjell në mendje pushimet, por në fakt jo për të gjithë kjo stinë është e qetë. Shumica e maturantëve janë në dilemë pavarësisht se mund ta kenë zgjedhur degën për të cilën do të vazhdojnë studimet e larta dhe qytetin apo shtetin. Tarifat në universitetet publike në vendin tonë, shpesh janë cilësuar nga maturantët si të larta dhe të papërballueshme për shumicën e familjeve shqiptare duke detyruar jo pak prej tyre të punojnë paralelisht, për të mbuluar shpenzimet gjatë shkollimit. Aktualisht, detyrimi vjetor në institucionet e arsimit të lartë publik në rang vendi varion nga 20 mijë lekë deri në 45 mijë lekë, pa shtuar kostot e tjera për studentët që u duhet të ndryshojnë vendbanimin për shkollën. Lajmi i mirë është se as për vitin akademik 2018-2019, Universiteti i Tiranës nuk ka rritje të tarifave. Senati akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar tashmë tarifat edhe për këtë vit akademik, për ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe “Master”. Shumica e departamenteve i kanë qëndruar besnikë tarifave të viteve të kaluara duke përjashtuar vetëm dy prej tyre, atë të Shkencave Sociale dhe Institutin e Studimeve Europiane, që ndryshe nga një vit më parë këtë vit akademik kanë rritur tarifën për “Master”-in. Tarifat në Universitetin e Tiranës variojnë nga 25 mijë lekë deri në 40 mijë lekë për ciklin e parë, “Bachelor”. Drejtësia dhe Shkencat Sociale janë degët që kanë tarifën më të lartë në këtë universitet, me 40 mijë lekë,  ndërsa tarifat më të ulëta janë te Historia, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës me nga 25 mijë lekë.

Degët ku studentët duhet të paguajnë më shumë

Nga 14 universitete publike në Shqipëri, ai i Mjekësisë dhe Universiteti i Arteve kryesojnë listën për tarifat e studimit më të larta. Sipas vendimit të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, në vitin akademik 2017-2018 tarifat për nivelin e parë të studimit variojnë nga 35 mijë lekë deri në 45 mijë lekë. E njëjta tarifë pritet të aplikohet edhe për vitin akademik 2018-2019. Në programet e studimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, me përjashtim të Infermierisë së Përgjithshme, që ka një tarifë prej 40 mijë lekë, studentët e programeve të tjera paguajnë për një vit studimi 35 mijë lekë. Ndërsa, 3 programet e tjera: Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji kanë tarifë 45 mijë lekë. Për vitin akademik 2017-2018 në këtë universitet u pranuan 1217 kandidatë të rinj, prej të cilëve 893 fitues u përzgjodhën në radhët e maturantëve, që kanë garuar nëpërmjet plotësimit të formularit të preferencave. Po ashtu, edhe Universiteti i Arteve ka tarifën vjetore 40 mijë lekë për të gjithë programet e shkollimit, ndjekur nga ai i Tiranës dhe Universiteti Politeknik. Në Universitetin e Tiranës, tarifat e studimit nuk ndryshuan këtë vit, ndërsa në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 mijë lekë në Fakutetin e Shkencave të Natyrës dhe të Gjuhëve të Huaja deri në 40 mijë lekë që është tarifa maksimale në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, që janë degët që preferohen më shumë nga maturantët, bazuar në radhitjen e preferencave në formularët e aplikimit. Ndërsa në Universitetin Politeknik, tarifën maksimale e ka Arkitektura dhe Urbanistika, ku tarifa shkon deri në 40 mijë lekë. Ndërkohë, në universitetet e tjera tarifat e shkollimit variojnë: në Universitetin e Sporteve tarifa është 35 mijë lekë në vit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, 25 mijë lekë në vit për një pjesë të madhe të programeve të studimit që ofron. Në këtë universitet, tarifa më e lartë e shkollimit, prej 40 mijë lekësh është në programin e studimit “Mjekësi Veterinare“.

Universitetet me tarifë më të ulët 

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit i ka ruajtur tarifat e unifikuara për të gjitha degët dhe programet e studimit. Pra, pagesa që bëjnë studentët për të studiuar në këtë universitet është 25 mijë lekë. Tarifën e studimit prej 25 mijë lekësh në vit për të gjitha programet ka edhe universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ndërsa, tarifat e shkollimit më të ulëta i kanë  universitetet: “Ismail Qemali” në Vlorë, “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Pothuajse për të gjitha programet, tarifa e shkollimit është e unifikuar me një vlerë prej 20 mijë lekësh.

Tarifat për programet “Master“

Një student i cili kërkon të vijojë studimet në nivelin e dytë, “Master Shkencor apo Profesional“ në Universitetin e Arteve i duhet të paguajë një tarifë vjetore prej 320 mijë lekë, një tarifë kjo më e lartë  krahasuar me 14 institucionet e arsimit të lartë publik në vend. Pas Universitetit të Arteve vjen Universiteti i Mjekësisë, i cili po ashtu bën pjesë te universitetet publike me tarifat më të larta. Në këtë rast, një “Master Shkencor“ në degët e mjekësisë shkon deri në 233 mijë lekë. Nuk ngelet pas në këtë renditje as Universiteti Politeknik i Tiranës, i cili ka një tarifë për programin “Master“, që shkon deri në 203 mijë lekë. Ndërkohë, Universiteti i Tiranës tarifën më të lartë e ka për “Master Shkencor“ në degën e  ekonomikut, me 210 mijë lekë dhe 144 mijë për “Master Profesional“. Ndërsa, tarifën më të ulët Universiteti i Tiranës e ofron për “Shkencat e Natyrës“, me 66 mijë lekë në vit. Po ashtu, universitetet e  rretheve janë ato që ofrojnë tarifa më të ulëta. Një student, i cili zgjedh të vazhdojë studimet “Master“ në Durrës apo Elbasan do të paguajë deri në 86 mijë lekë për shumicën e degëve.

Degët me numrin më të lartë të studentëve

Sipas shifrave të bëra publike nga Instituti i Statistikave rezulton se shkencat sociale, biznesi dhe ligji janë degët që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar ndër vite, krahasuar me degët e tjera të studimit. Ky numër është në rritje nga viti 2011, kur numëroheshin me 51.624 studentë të regjistruar. Në vinin 2014, ky numër është rritur në 66.117 studentë. Numri i studentëve në këto fusha studimi vjen në rënie pas vitit 2014. Në vitin akademik 2015-2016, numri i studentëve të regjistruar kapi shifrën prej   53.760. Pas shkencave sociale, biznesit dhe ligjit, në vend të dytë vijnë shëndeti dhe mirëqenia, ndërsa më pas renditen shkencat inxhinierike, përpunimi dhe ndërtimi, shkencat e natyrës, shkencat e arsimit dhe bujqësia. Ndërsa më pak studentë të regjistruar ndër vite ka në shërbime, fushat humanitare dhe artet.

Më pak studentë të regjistruar

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave për vitin akademik 2017-2018, numri i studentëve të  regjistruar ishte në rritje me 7.5 % krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2018 numri i studentëve në institucionet e arsimit të lartë u rrit me rreth 129 mijë, por kjo rezultoi rritja me e ulët në vitet e fundit,  çka tregon se ka një përmbysje të tendencës së masivizimit. Ndryshe nga viti 2000, kur pati një dyndje  drejt arsimit të lartë, vitet e fundit ka një realitet tjetër. Kjo mendohet se vjen jo si rezultat i tarifave të larta, por për shkak të politikave të qeverisë për mbylljen e disa prej institucioneve arsimore në vend, të cilat nuk plotësonin kriterin ligjor dhe nuk ofronin cilësi, duke lëshuar diploma të cilat nuk vlerësoheshin  për tregun e punës. Mbyllja e disa universiteteve nuk ishte e vetmja arsye për rënien e numrit të  studentëve të regjistruar ndër vite. Një tjetër element që mendohet se ka ndikuar ka qënë edhe promovimi i arsimit professional, për t’iu përgjigjur më shumë nevojave të tregut të punës, gjë e cila ka tërhequr vëmendjen, si e vetmja rrugë për të pasur një punë të sigurtë pas përfundimit të shkollës, një shkollë e cila kërkon më pak kohë dhe më pak kosto. Një tjetër faktor ndikues është edhe ndryshimi i tendencave demografike dhe ulja e numrit të lindjeve, që pritet të sjellin, në vitet e ardhshme, pasoja më të dukshme sa i takon numrit të studentëve, duke ndikuar negativisht edhe në ekonominë e vendit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...