4 mijë biznese të mbyllura, në Shqipëri të duhet rreth një muaj për t'u çregjistruar

Diel, 12 August 2018 19:14

Në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës ka pasur një dyfishim të çregjistrimit të bizneseve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Shifrat zyrtare flasin për 4000 biznese të mbyllura, kundrejt 2000 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por në qoftë se për hapjen e një biznesi në Shqipëri mjafton një ditë, për mbylljen e tij nevojitet një kohë shumë herë më e gjatë dhe procedurat janë më të komplikuara.

Sipas Inspektorit të Sportelit të bizneseve në QKB, Ernis Xhelilaj, për të shmangur vonesat, subjektet mund t’i kryejnë procedurat online.

Xhelilaj sqaron gjithashtu se në rastet kur dokumentacioni është i rregullt dhe janë kryer të gjitha detyrimet ndaj shtetit, procedurat e çregjistrimit zgjasin vetëm 30 ditë.

Në anën tjetër për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, janë hapur rreth 11 mijë biznese të reja, me një rritje të vogël krahasuar në të njëjtën periudhë të 2017-ës./Top Channel

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...