Atentati me armë dhe tritol në Kamzë, detaje të reja nga policia

Tuesday, 14 August 2018 09:17

Është gjetur i djegur një automjet tip ‘Fuoristradë’ në Fushë Krujë. Sipas policisë, ka dyshime të forta se mjeti u përket autorëve që qëlluan në mesnatë me breshëri plumbash drejt lokalit dhe banesës së shtetasit Sh. Halili në Kamzë. Brenda mjetit janë gjetur edhe dy kallashnikovë, të cilët janë djegur bashkë me mjetin me qëllim që autorët të fshehin provat.

Ngjarja

Një lokal dhe një biznes janë qëlluar me breshëri plumbash gjatë natës dhe vetëm pak minuta më vonë ka ndodhur një shpërthim eksplozivi.

Ngjarja është shënuar në lokalin ‘Kaslin’ dhe drejt banesës që ndodhet në të njëjtën biznes. Fatmirësisht, nga plumbat dhe shpërthimi i shënuar rreth orës 02.00 pas mesnate ka patur vetëm dëme materiale dhe disa automjete të dëmtuara, të cilat ishin parkuar pranë lokalit.

Sipas të njëjtave burime, në banesë ndodhej e gjithë familja Halili, përfshirë edhe fëmijë. Policia ka sekuestruar pamjet e sigurisë, përmes së cilave do të identifikojë edhe autorët.

Policia

“Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës. Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaron policia paraprakisht.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth 500 metra poshtë Bashkisë Kamëz.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...