Një qëndrim për t’u përshëndetur/ Nga Sali Berisha

Tuesday, 14 August 2018 12:06

Të dashur miq, dje Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, deklaroi qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjeve për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Ky qëndrim i Kancelares, është për t’u përshëndetur si një kontribut real për paqen dhe stabiliten në rajon. Kjo është përgjigja e merituar ndaj përpjekjeve të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, zhbërjen e fitores së luftës së shqiptarëve të Kosovës dhe NATO-s kundër Serbisë së Millosheviçit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombëtare për integritetin territorial të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe Këshillit të Sigurimit, dhe dokumentit Ahtisari. Kjo përpjekje është një zhbërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën dhe vetë Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë.

Por, me këtë qëndrim Gjermania, gjithashtu kundërshton hapjen, nga serbomëdhenjtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe privokimin e një zinxhiri të ri konfliktesh në Ballkan. sb

Modifikuar më Tuesday, 14 August 2018 12:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...