Aksidenti i Divjakës/ 6-vjeçari vdiq nga mungesa e oksigjenit ne autoambulancë

Tuesday, 14 August 2018 18:16

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti në Divjakë të Lushnjë2s ku humbi jetën 6-vjeçari Alvio Bazhuri.

Përmes një postimi në “facebook”, deputeti i Partisë Demokratike i ka bërë publike këto detaje. Ai tr4egon se ka shkuar për ngushëllime te familja e vogëlushit dhe atje ka mësuar skandalin e spitalit të Divjakës.

Babai i Alvios së vogël i ka treguar deputetit se vogëlushi ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Lushnjës pasi autoambulanca përveçse kishte vetëm një infermier dhe jo mjek nuk kishte oksigjen për të mbajtur të voglin me jetë deri në spital, pasi bombula e oksigjenit ishte bosh.

Më tej deputeti demokrat shkruan se fajtor për aksidentin ka qenë shoferja e cila ka ecuur me shpejtësi shumë të madhe edhe pse organet po mundohen ta mbyllin çështjen duke fajësuar Alvion e ndier.

Postimi i plotë:

NJE SKANDAL NE TE ASHTUQUAJTURIM SPITALI I BASHKISE DIVJAKE.

Sot isha per ngushellim ne familjen e Roland Bazhurit.

Babai fatkeq qe humbi djalin e tij 6 vjeçare diten e shtune me date 11 gusht 2018 i aksidentuar nga nje shofere me mbiemer Matarangasi.

Alvio 6 vjeçare, nje engjell qe mund te kishte qene duke luajtur me shoket e tij, edhe sot, po te kishte patur nje bombul oksigjeni spitali i Divjakes.

Pas aksidentit, me thote Landi babai i te ndjerit ALVIO , e gjeta djalin ne spital me puls dhe ishte ende gjalle.

Nje pseudo ambulance pa mjek por me nje infermier u nisen per ne spitalin e Lushnjes, por pa oksigjen me vete sepse bombula ishte bosh.

Deri ne hyrje te qytetit Lushnje tek shinat e trenit thote babai i Alvios se ndjere, djali ishte gjalle.

Po te kish patur nje mjek ne ambulance dhe nje bombel oksigjeni, ALVION do ta kisha sot te gjalle thote mes lotesh shoku im Landi ( babai i Alvios).

“Spitali” i Divjakes i inaguruar me shume buje 2-3 here nga lloj kllouni qeveritare, ka 36 punonjes qe marin rrogen por asnje mjek specialist.

Paisjet si EKO, EGAGE, DEFIBRATORE etj jane thjeshte relike dhe suvenire per kamerat qe vijne kur vjen i madhi, por prej 2 vitesh nuk i ka kapur askush me dore.

Aty nuk ka asnje mjek qe te jete SPECIALIST, por vetem personel militant socialist.

Sot kam dorezuar ne prokurorine e Lushnjes edhe kasetat filmike te kamerave te nje hoteli me thote, qe kane filmuar aksidentin.

Policia dhe prokuroria me thote Landi mes loteve po perpiqen ta mbyllin duke shpallur “ fajtore” ALVION e pafajshem.

Makina ka qene shume shpejt dhe djali ka fluturuar disa metra ne ajer nga goditja, pastaj ka ndaluar makina.

Frenimi ka qene mbi 25 metra thote Landi, dhe djalin e goditur e ka derguar ne spital bashkeshorti i shoferes i cili ishte mbrapa saj me makine tjeter duke ikur per ne plazhin e divjakes.

Mes hidherimir te pa mase per humbjen e Alvios 6 vjeçare ,eshte i rrevoltuar e i hidheruar edhe me qendrimin e policise dhe orvatjet e hajduteve te prokurorise per te mbyllur çeshtjen.

Ky do te ishte nje krim per se dyti thote.

Lamtumire ALVIO dhe shpirti yt engjell u prehte ne parajse.

Edhe njehere ngushellime PRINDERVE dhe te gjithe familjes se Alvio Bazhurit.

Modifikuar më Tuesday, 14 August 2018 18:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...