×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Foto/ Futbolli i bashkohet homazheve për viktimat e tragjedisë së Genovas

Saturday, 18 August 2018 13:15

Skuadrat e Genovas dhe Sampdorias ishin sot pjesë e homazheve për funeralin shtetëror në nder të 18 prej 41 viktimave që shkaktoi shembja e urës Morandi.

Përfaqësuesit e të dy ekipeve hynë sëbashku në pallatin e panaireve në Genova.

Në homazhe morën pjesë dy presidentët Ferrero dhe Preziosi dhe trajnerët Ballardini dhe Giampaolo. Ndërkohë, Ndeshjet Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa janë shtyrë për shkak të zisë kombëtar.