Aksidentet hekurudhore rekord gjatë këtij viti

Hënë, 20 August 2018 17:34

Një bori shurdhuese bie sa herë që treni I afrohet një zone të banuar, një kryqëzimi në nivel apo kur përpara ka një rrezik të dukshëm që vë në alert mashinistin.

Por as buçima e sirenës, as sinjalistika gjysmake e trashëguar dhe as treni relike që ecën me shpejtësinë e breshkës me më pak se 60 kilometra në orë nuk kanë mundur të parandalojnë dot aksidentet e rënda me kosto njerëzore.

Statistikat e vitit 2018 kanë thyer çdo rekord, ku nga janari në gusht janë bërë publike në media të paktën 9 përplasje brutale të trenit me makina apo këmbësorë. Bilanci 2 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur rëndë shumica të mbetur invalid për jetë.

Për ekspertët e sigurisë rrugore nuk ka asnjë dyshim se shkaku kryesor I aksidenteve mbetet infrastruktura hekurudhore dhe ajo rrugore që kryqëzohen në nivel si dhe sinjalistika jashtë çdo standardi.

Sot lokomotivat e vjetra ceke të ndërtuara në vitet 60-70 të shekullit të shkuar tërheqin maksimumi 2 vagonë në tre rrugët që përshkojnë në ditë, por kjo nuk e ka lehtësuar aspak punën për mashinistët. Sipas ekspertit Artur Sulce trenat lëvizin netëve në terr e në mungesë totale të sinjalistikës vizuale apo akustike.

Eksperti vlerëson si më shqetësuese afërsinë e hekurudhës me ndërtimet informale të ndërtuara pas 90 ku rëndom mbi shina lëvizin këmbësorë prej tyre fëmijë atë moshuar. Kur vjen puna tek përgjegjësia e aksidenteve Sulce thotë se ajo rëndon së pari tek shteti që sipas tij e ka lënë sistemin hekurudhorë në rrënim të plotë në shkelje flagrante të kodit të sigurisë hekurudhore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...