“8 ura të degraduara rrezikojnë jetët e shqiptarëve çdo ditë”

Hënë, 20 August 2018 18:08

Tetë ura në të gjithë vendin janë të degraduara dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente.

“Ura Leklit, Ura e Dragotit, Ura e Vorës, Ura e Tapizës, Ura e Zëmblakut, Ura e Kalulit, nyja në diznivel në Bushnesh, Ura lidhëse e Levan-Tepelenë dhe Dragot-Përmet. Këto janë urat që  ne këmi konstatuar që duhet të bëjmë ndërhyrje, por ura me problematikë më të madhe është ajo në Dragot, dhe ajo rrezikohet nëse nuk zbatohet sinjalistika në hyrje dhe dalje të kësaj ure”.

Duke konfirmuar listën e bërë publike nga Tv Klan pak ditë më parë, drejtori i ARRSH, Afrim Qendro thotë se vendi nuk ndodhet në alarm për urat e ndërtuara dhjetra vite më parë, por apeloi për ndërhyrje të menjëhershme në këto struktura.

“Nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm. Jemi në monitorim të vazhdueshëm”.

Brenda dy javësh pritet të finalizohet edhe kontrata më kompanitë fituese që do të bëjë bëjë projektin me të gjitha elementët teknikë për ndërhyrjet në këto ura.

“Është hapur një garë që është në proces final. Brenda dy javëve do kemi kontratën me kompaninë fituese që do bëjë projektin me të gjitha elementët teknikë që duhet të bëjmë ne ndërhyrje për urat sipas listës. Nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, është duke u ngritur një grup pune për të bërë një inspektim të përgjithshëm të gjithë urave”.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, amortizimi i urave ka ardhur për disa shkaqe, ku më  problematike mbetet gërryerja e lumenjve si dhe mosrespektimi i peshës për kalimin në këto akse nga kompani të ndryshme.

“Gërryerja, pesha mbi aks, intesiteti i trafikut, mirëmbajtja, përmirësimi i fugave, largimi i ujit nga sipërfaqja e rrugës. Kemi problematikë në lumenjtë ku janë këto ura, kemi shfrytëzim jo të mirë, kemi gërryerje në këmbët e urës. Kompani të cilat nuk respektojnë peshën mbi aks, ato që shfrytëzojnë lumenjtë, kompanitë e naftës, kromit dhe ndërtimit”.

Alarmi u shtua pas ngjarjes tragjike në Genova të Italisë, ku nga shembja e urës Morandi humbën jetën 43 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë. Përveç ndërhyrjeve teknike, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë nisur edhe një inspektim të sistemit të sinjalistikës vertikale dhe horizontale për tregimin e peshës së lejuar për kalimin e mjeteve mbi këto ura./Klan TV

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...