Dollari me rënie të fortë në tregun vendas

E mërkurë, 22 August 2018 13:03

Dollari amerikan ka humbur pikë përkundrejt lekut në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar është këmbyer sot në vend në nivelin e 108.39 lekëve, me një rënie prej 1.49 lekë nga e hëna. Ekspertët argumentojnë rënien e fortë të dollarit me efektin sustë. Monedha e gjelbër fitoi terren në tregun vendas të këmbimit valutor, duke u këmbyer në nivelin më të lartë të këtij viti, si reflektim forcimit të tij në bursat ndërkombëtare. Euro u dobësuar ndjeshëm në bursa, duke u këmbyer në nivelin e 1.13 dollarë ndikuar prej krizës së lirës turke.

Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 125.53 lekë, rreth 0.15 pikë më shumë se fundi i javës që lamë pas. Në bursat ndërkombëtare, euro është këmbyer në nivelin e 1.158 dollarëve, duke fituar terrenin e humbur ndaj monedhës së gjelbër.

Në tregun e Shqipërisë, euro po mbahet e stabilizuar dhe e pandikuar prej efekteve sezonale. Sipas aktorëve kryesorë të tregut, Banka e Shqipërisë po mbledh të gjithë tepricën që akumulohet në valutë në tregun vendas, edhe pse herë pas herë monedha europiane ka reflektuar tendenca nënçmuese në tregun vendas.

Ndërkohë që aktorët e tregut pohojnë se është e vështirë për të bërë parashikime mbi ecurinë e kursit të këmbimit pas mbarimit të sezonit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...