Masa për frenimin e NPL-ve, BSH kërkon shtesë ekstra në kapital deri në 2.5%

E mërkurë, 22 August 2018 13:14

Për të frenuar krijimin e kredive me probleme në të ardhmen Banka e Shqipërisë me anë të një metodologjie të re që është në proces konsultimi synon të rrisë shtesën me kapital në varësi të ekspozimit të bankës në treg.

Instrumenti i ri që do të përdoret për këtë qëllim quhet KUNC (shtesa kunderciklike e kapitalit) dhe objektivi kryesor i këtij instrumenti është të forcojë elasticitetin e sistemit bankar duke rritur shtesat e kapitalit të bankave gjatë periudhave të rritjes së rrezikut sistemik.
Shtesa kundërciklike e kapitalit i shtohet kërkesave minimale të kapitalit për bankat. Kjo shtesë caktohet midis 0% – 2.5%, por mund të vendoset edhe më e lartë kur rreziqet të cilat lidhen me rritjen e tepërt të kredisë ose rreziqe të tjera sistemike, vlerësohen të jenë të larta .
Shtesa kundërciklike është përcaktuar nga 0% – 2.5% të totalit të ekspozimeve, por mund të jetë edhe më e lartë në rastet kur rreziqet të cilat lidhen me rritjen e tepërt të kredisë ose rreziqet e tjera sistemike, vlerësohen si shumë të larta.
Sipas metodologjisë së re gjatë periudhës të akumulimit të rrezikut sistemik, Banka e Shqipërisë mund të aplikojë shtesën kundërciklike të kapitalit e cila, përgjatë fazës rënëse të ciklit financia, mund të çlirohet. Kështu, gjatë fazës së rritjes së shpejtë, bankat duhet të krijojnë rezerva të mjaftueshme kapitali të cilat do të mund të përdoren gjatë fazës rënëse të ciklit për të përthithur humbjet e mundshme në bilanc në mënyrë që oferta e kredisë në ekonomi të mos pakësohet apo ndërpritet.
Banka e Shqipërisë sqaron se aplikimi i këtij instrumenti vjen në zbatim të kërkesave për kapital makroprudencial të pranuara ndërkombëtarisht nën Bazel III dhe përputhet me rekomandimin e Bordit Evropian.
Një nga sinjalet që bankat po rrisin ekspozimin është në se rritja e kredisë për sektorin privat bëhet me ritme më të shpejta se rritja e ekonomisë.
Banka e Shqipërisë do të konsideroje mundësinë e çlirimit të shtesës kundërciklike të kapitalit në rastet kur humbjet në bilanc të sektorit bankar rrezikojnë stabilitetin financiar të vendit ose kur zhvillimet e pafavorshme në sistemin financiar vendas mund të shkaktojnë një pakësim apo dhe ndërprerje të ofertës për kredi në ekonomi e, për rrjedhojë, të cenojnë më tej performancën e ekonomisë reale dhe gjenerojnë humbje shtesë për sektorin bankar.
Pse ky instrument i ri..
Kriza financiare botërore e vitit 2008 nxori në pah mangësitë dhe gabimet në zbatimin e politikave ekzistuese institucionale, përfshirë mungesën e një kuadri makroprudencial. Kriza evidentoi se autoritetet përgjegjëse për mbikëqyrjen e sistemit financiar përgjithësisht nuk kishin mandate të përshtatshme ligjore, mjetet analitike dhe/ose instrumentete duhura për të adresuar në kohë rrezikun sistemik. Në një këndvështrim të tillë, Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare (KBMB) hartoi një kuadër të ri rregullator, të njohur si Basel III, për të rritur aftësitë amortizuese të sektorit bankar ndaj goditjeve të pafavorshme dhe për të kufizuar ndikimet e mundshme në ekonominë reale.
Shtesa kundërciklike e kapitalit është një nga instrumentet e kuadrit të politikës makroprudenciale. Qëllimi i saj është i dyfishtë. Së pari, ajo iu kërkon bankave të grumbullojnë rezerva kapitali në kohë të mira, të cilat mund të përdoren për të mos ndërprerë fluksin e kredisë ndaj sektorit real të ekonomisë gjatë periudhave të stresit. Së dyti, ajo përmbush edhe një objektiv më të gjerë makroprudencial: kufizimin e sektorit bankar nga huadhënia “pa kriter” gjatë periudhave të rritjes së tepërt së kredisë, periudha të cilat shpesh shoqërohen me rritjen e nivelit të rrezikut sistemik në sistemin financiar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...