Informalitet i frikshëm/ 405 mijë shqiptarë nuk paguajnë sigurime

E Enjte, 23 August 2018 09:22

Statistikat zyrtare të INSTAT tregojnë se në Shqipëri numërohen si të punësuar rreth 1.1 milionë shqiptare sipas të dhënave të vitit 2017, por mbi 36 për qind e tyre nuk janë të përfshirë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjatë vitit 2017 paguan sigurimet 694,411 persona ose 63 për qind atyre që numërohen në punë.

Siç shihet nga të dhënat një pjesë e madhe e të punësuarve në vendin tonë nuk punojnë për një pagë, ato janë të vetëpunësuar pa pagë, janë të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe ne bujqësi.

Burimet nga INSTAT bëjnë me dije se punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor.

Në fund të vitit të të kaluar të dhënat nga bilanci i forcave të punës tregojnë se 461,680 numëroheshin të punësuar në bujqësi, por këto vetëm 58 mijë fermerë paguan sigurime gjatë vitit të kaluar.

Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se ndërmjet 1.1 milion të punësuarve shqiptarë, rreth 600 mijë shqiptare nuk punojnë në ndonjë kompani, por janë aktivë si të vetëpunësuar në ndërmarrjet e familjes ose si punonjës të papaguar që kontribuojnë ndërmarrjet e familjes.

Puna kundrejt një page të rregullt mujore nuk ka përhapje të gjerë në mesin e të punësuarve.

Në punësimin me pagë sektori publik ende përfaqëson një pjesë të rëndësishme të punësimit në paga (36 për qind).

Gratë kanë më pak qasje në punë “të mirë”. Pothuajse një e treta e grave janë punëtorë pa pagesë në familje dhe në krahasim me një të pestën e meshkujve. Kjo nënkupton se vetëm një e treta e grave të moshës 15-64 vjeç paguhen çdo muaj për punën që bëjnë. Burrat më shumë ka ngjarë të jenë punëdhënës dhe të vetëpunësuar. Monitor.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...