Ndërkohë që gjithë Europa ka ngritur alarmin për virusin e Nilit Perëndimor, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëria i është përgjigjur thirrjes së OBSH për marrjen e masave.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar masat e mbrojtjes në rrjetet sociale.
"Transmetimi i infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara”, shkruan bashkëngjitur masave të publikuara Ministria e Shëndetësisë.