Shkrimi i njohur Kiço Blushi bën sot 75 vjeç. Nëpërmjet një postimi në Facebook Presidenti e Republikës, Ilir Meta e ka uruar për këtë përvjetor duke shprehur vlerësimin e tij më të madh.
Presidenti thotë se Blushi është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare.
Postimi i plotë
Sot Kiço Blushi bën 75 vjeç. Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues, skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare, me filmat e të cilit si “Beni ecën vetë”, “Nëntori i Dytë”, “Çifti i lumtur”, “Koncert në vitin 36”, “Në shtëpinë tonë” e plot të tjerë me të cilët jemi rritur dhe edukuar.
Por Kiço Blushi është edhe personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual, që mori dhe ushtroi me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit.
Gëzuar i dashur Kiço, jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë tuaj!