Nën arrest shqiptari, transportonte drogë me avion nga Shqipëria në itali

Premte, 24 August 2018 18:33

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Pulsano të Italisë pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Bolonjas.

Bëhet fjalë për shtetasin Feim Lamaj, i cili tashmë është nën akuzë për përfshirje në organizata kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Sipas hetimit që nisi në vitin 2015, Lamaj është në kërkim pasi akuzohet si pjesë e një organizate që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali me avionë ultra të lehtë. Vetëm në një rast, 120 kilogramë marihuanë iu sekuestruan grupit. Droga u kap më gusht 2015 në Ostuni të Italisë, pas transportit me një avion nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit të banesës, karabinierët sekuestruan dy detektorë GPS, dy telefona celularë, një bllok shënimesh, 166.000 euro KESH si dhe një pasaportë dhe një dokument identiteti, me të njëjtin emër por mbiemër tjetër, që dyshohet se janë përdorur nga 34-vjeçari për tu shpëtuar kontrolleve policore. Megjithatë, verifikimi përmes shenjave të gishtave bëri të mundur zbulimin e identitetit të vërtetë të shqiptarit në kërkim.

Carabiniere materiale in sequestro

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...