×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ulen dëmet – Siguruesit paguan 13% më pak për 7-mujorin

Diel, 26 August 2018 10:18

Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve janë në rënie të ndjeshme këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në shtatë muaj siguruesit kanë paguar 2.67 miliardë lekë dëme, në rënie me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dëmet e paguara kanë rënë si në segmentin e jetës, me 26%, ashtu edhe në sigurimin e jo-jetës, me 13.5% më pak.

Tregu shqiptar i sigurimeve vazhdon të ketë raportin më të ulët dëme-prime në Europë. Ky raport ka zbritur në 28.3%, nga 34.8% që kishte qenë një vit më parë. Kompanitë kanë paguar më pak dëme në veçanti për kartonin jeshil, sigurimin e shëndetit dhe të aksidenteve në udhëtim, ndërsa më shumë dëme janë paguar më sigurimet e brendshme motorrike. Sigurimi për përgjegjësitë motorrike ndaj palëve të treta vazhdon të dominojë në strukturën e dëmeve të paguara, me 46% të totalit.

Për sa i takon primeve, tregu ka shfaqur një përmirësim të lehtë gjatë korrikut, megjithatë rritja ngelet modeste, me 6.3% më shumë krahasuar me një vit më parë. Sigurimet e detyrueshme motorrike dominojnë gjithnjë e më shumë tregun, me mbi 65% të primeve të arkëtuara. Po të llogarisim edhe sigurimet e tjera që janë faktikisht të detyrueshme, si sigurimi i jetës së debitorit dhe pronës për kreditë bankare, apo sigurimi nga aksidentet në udhëtim, në masën dërrmuese sigurimet ngelen një treg që mbështeten në produkte të detyrueshme, ndërsa sigurimi i mirëfilltë vullnetar është në vlera të papërfillshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...