Shifrat e frikshme se me cfarë produktesh jemi ushqyer këtë verë

Tuesday, 28 August 2018 22:06

Gjate sezonit të verës AKU ka inspektuar mbi 2000 subjekte dhe raportet tregojnë se në 50% janë konstatuar problematike. Janë gjobitur 92 subjekte dhe janë mbyllur 20 prej tyre për shkak të problematikave me falsifikimin dhe tregtimin e produkteve të falsifikuara.
Gjatë 3 muajve të verës AKU ka inspektuar 2284 biznese, ku ka rezultuar se gati 50% e tyre kanë patur problematika me kushtet e ruajtjes së produkteve, ato higjeno-sanitare dhe problematikë me dokumentacionin.

Por përtej këtyre mangësive, inspektorët e AKU vlerësuan dhe vendosën mbylljen e 20 subjekteve, biznese që tregtojnë produkte të rëndësishme si buka, fast-food dhe piceri si dhe në sektorin e shërbimeve ndërprerje të aktiviteti të restorantëve.

Inspektori, Ledio Ilollari, sqaron per OraNews shkeljet e shpeshta të konstatura.

Ledio Ilollari: Më së shumti në mangësi të kushteve higjeno-sanitare. Përfshirë dokumentacionin bazë, gjurmushmërinë, sistemin e vetë kontrollit, moria e masave që vetë operatori duhet të marrë që ti garantojë sigurinë ushqimore konsumatorit. Etiketimi është me shumë rëndësi apo evidentimi, asgjesimi dhe bllokimi i produkteve të pasigurta, atyre me afat të kaluar përdorimi.

Janë bllokuar 1130 kg produkte pa etiketë dhe elementë të gjurmëshmërisë, janë gjobitur restorante që tregtonin Dateri si dhe janë të ndaluar subjekte që tregtonin vaj ulliri të falsifikuar.

Ledio Ilollari: Nuk ka qene qëllimi i AKU-së as gjobitja dhe dëmtimi i operatorëve por tutela maksimale e konsumatorëve. Raste falsifikimi kur ka patur, produkte të skaduara, produkte edhe të ndaluara si rasti i restorantit në Ksamil që tregtonte Daterin që është i ndaluar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...