Vdes një pushues rumun tek Uji i Ftohtë në Vlorë

E mërkurë, 29 August 2018 11:53

Një turist rumun ka ndërruar jetë sot paradite tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.

Më datë 29.08.2018, rreth orës 10:35, në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, shtetasi K.U, 63 vjeç, banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar  jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet  për  sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes."

Login to post comments