128 shoferë të gjobitur, policia bën “namin” në kontrollet me dron

E mërkurë, 29 August 2018 12:57

Nga kontrollet me dron për shkeljen e rregullave të qarkullimit policia Rrugore e Tiranës gjobit të tjerë drejtues mjetesh.

Policia u fokusua në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t'u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.

Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmendura. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Login to post comments