×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Euro kaloi 126 lekë për herë të parë që nga qershori

E mërkurë, 29 August 2018 15:52

Euro ka vijuar të rritet sërish në tregun vendas duke prekur nivelin e 126.05 lekëve, për herë të parë që prej qershorit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të këmbimit euro është rritur me 0.21 pikë krahasuar me një ditë më parë, duke shënuar kështu ditën e gjashtë radhazi që ka rikuperuar ndaj lekut. Aktorët kryesor të tregut e lidhin forcimin e euros në vend me largimin e emigrantëve. Tradicionalisht, euro dobësohet gjatë muajit gusht, duke qenë se flukset e emigrantëve që kthehen me pushime, por edhe turistët që vijnë në vend, shtojnë ofertën në valute. Ndryshe nga vitet e tjera, Banka e Shqipërisë, u detyrua që të bëjë një ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e këmbimit valutor, duke tërhequr tepricat në valutë për të mos lejuar rënien e mëtejshme të monedhës së përbashkët.

Monedha e përbashkët nisi të zhvlerësohej më shpejtësi në tregun vendas derisa preku nivelin më të ulët në dhjetë vite, ku u këmbye përkundrejt lekut në datë 5 qershor në nivelin e 124.1 lekëve. Pas asaj data Banka e Shqipërisë ka qenë vazhdimisht e pranishme në treg duke ruajtur një kurs të stabilizuar të këmbimit të lekut me euron.

Për sa i përket dollarit amerikan, ai ka fituar pikë përkundrejt lekut gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer në nivelin e 108.02 lekëve, apo rreth 0.4 pikë më shumë se një ditë më parë. Vlerësimi i dollarit në vend ka reflektuar rritjen që ka pësuar monedha e gjelbër në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të Financial Times euro ka zbritur në nivelin e 1.16 dollarëve, nga 1.17 që tregtohej një ditë më parë. Ky nënçmim i euros në bursë ka ardhur prej krizës së lirës turke, e cila është dobësuar sërish përkundrejt dollarit amerikan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...