Lotoja ishte kamufluar si thertore (FOTO)

E Enjte, 30 August 2018 09:27

Në kushtet skandaloze brenda në një “Bar-Kafe/Lloto”, në Tiranë, përpunohej ilegalisht mishin dhe nën produktet e tij.

AKU bllokoi aktivitetin e subjektit ndërsa u bllokua dhe mish me afat përdorimi të skaduar. Sasia totale e bllokuar është 1.6 ton mish

"AKU konstatoi se subjekti MILITA DASIC me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto” me Nipt L81308019L përpunonte, ambalazhonte dhe tregtonte produktet (10 kg mish i grirë, 10kg fileto, 50 kg brumë qofteje dhe 50 kg lëndë e parë mish,) në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pa shoqëruara me etiketë. Pra, ky subjekt është i regjistruar për “bar-kafe/lloto” dhe jo për “prodhim/përpunim mishi” informoi sot Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Gjatë inspektimit u konstatua se subjekti dispononte edhe një tjetër ambient (magazinë) të regjistruar në QKL, me aktivitet specifik: Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar (120 kg qofte, 48 kg shishqebap) si dhe 1342.8 kg mish dhe nën produktet e tij të me mungesë të plotë dokumentacioni.

Ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 2.200.000 lekë, bllokim të produkteve në sasinë 1630.8kg (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit) si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues, tregtues (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit).

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...