Shërbimi i dytë për Veliajn, Prokuroria mbyll hetimet e Bibliotekës

E Enjte, 30 August 2018 21:23

Prokuroria e Tiranës vihet për herë të dytë në shërbim të Erion Veliajt, pas rastit kur mbylli hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt. Këtë herë organi i akuzës ka mbyllur një tjetër dosje. Artistët njoftuan se Prokuroria nuk ka pranuar denoncimin e dërguar nga ata për shkatërimin e mijëra dokumenteve të Bibliotekës Kombëtare. Para disa javësh, Biblioteka Kombëtare u përmbyt, duke bërë kështu që dokumente dhe libra të rëndësishëm të notonin në ujë. Pas kësaj ngjarje, qeveria dhe Bashkia e Tiranës, u shprehen se shkak për përmbytjet ishte godina e vjetër e Bibliotekës Kombëtare.

Edhe në raportin e hartuar nga Instituti i Ndërtimit, ka theksuar se përmbytja erdhi për shkak të vjetërsisë së objektit. Por, në fakt në të njëjtën ditë është përmbytur edhe Bashkia e Tiranës, çka e përjashton si mundësi se përmbytja në biblotekën Kombëtare ka ardhur si pasojë e ndërtesës.

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare erdhi si pasojë e ndërtimit të sheshit “Skënderbej” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Depozitat e mëdha të ujit të ndërtuar nga Edi Rama e të vijuara nga Erion Veliaj vetëm për një fiksim jo prej të mençuri, do ta shkatërrojnë tërësisht fondin e librave të Bibliotekës Kombëtare. Mbase publiku nuk e di, por uji i ardhur nga depozitat nëntokësore të shkatërrimtarëve Rama-Veliaj, del në formë burimore në dyshemenë fundore të Bibliotekës Kombëtare.

Të gjitha këto depozita uji janë të dëmshme për bibliotekën dhe kanë dëmtuar perimetrin e sigurisë së saj. Po ashtu, një nga shkaqet e përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare, janë edhe punimet jo cilësore për këtë shesh, të bëra vetëm e vetëm për të përfituar. Por, duket e ditur se çfarë katrahure kanë bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj me sheshin “Skënderbej”, ata po mashtrojnë duke thënë se fajin e ka godina e Bibliotekës Kombëtare.

Modifikuar më E Enjte, 30 August 2018 22:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...